Haradinaj e dërgoi këtë vendim të qeverisë Kurti në Kushtetuese – çfarë pritet të ndodhë?

Politika

Haradinaj e dërgoi këtë vendim të qeverisë Kurti në Kushtetuese – çfarë pritet të ndodhë?

Arife Morina Nga Arife Morina Më 10 mars 2022 Në ora: 15:28
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti - Foto ilustrim "Bota sot"

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe protesta.

Lajmi për rritjen e çmimit të energjisë shkaktoi pakënaqësi të shumta, ku të gjitha partitë opozitare e kundërshtuan një gjë të tillë, ndonëse rritje të çmimit të energjisë kishte në shumicën e shteteve të Evropës.

Krahas kësaj, ajo çfarë nxiti edhe më shumë reagime është vendimi për mos shtrenjtimin e energjisë në komunat veriore të Kosovës.

Kësisoj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj njoftoi se këtë vendim e ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Ai mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët serbë të Kosovës e cilësoi si diskriminuese.

“Kemi qenë të shqetësuar gjatë gjithë këtyre muajve të veprimeve të kësaj qeverie antipopullore. Ka më shumë se 6 muaj që bëjmë presion te kjo qeveri ta miratojë ligjin e pagave dhe rritjen e pagës minimale, e s’ka asnjë veprim. Përkundrazi ajo e rritë çmimin e energjisë për qytetarët shqiptarë, ndërkaq për serbët në veriun e vendit, vendos me ua paguar rrymën nga buxheti i shtetit.

Sot, e kemi nisë procedurën që këtë diskriminim ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, deklaroi Haradinaj.

Njohësit e çështjeve juridike për gazetën “Bota sot” komentuan vendimin e qeverisë në lidhje me këtë temë dhe fillimin e procedurës së Haradinajt në Kushtetuese.

Kelmendi: Vendimet në Kosovë kërkohet dhe duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat