Tre kryeministra shqiptarë: Duhet bashkëpunim se edhe 13 të jenë, asgjë nuk vlejnë

Politika

Tre kryeministra shqiptarë: Duhet bashkëpunim se edhe 13 të jenë, asgjë nuk vlejnë

Hava Orana Nga Hava Orana Më 15 mars 2022 Në ora: 14:28
Dritan Abazoviç

Ballkani po shkon drejt emërimit të kryeministrit të tretë shqiptar. Kjo pasi, pak ditë më parë, Dritan Abazoviçi emërohet si kryetar i qeverisë së re të Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviqi ka emëruar Dritan Abazoviçin si kryeministër të Malit të Zi dhe e ka ngarkuar atë të formojë një qeveri të pakicës. Abazoviçi pritet të krijojë një qeveri të pakicës me pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe boshnjake dhe mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviçit. Abazoviçi po bëhet kryeministër pasi ishte një figurë kyçe në përmbysjen e qeverisë së mëparshme të Malit të Zi. Më 5 shkurt, Parlamenti malazez miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së atëhershme qeverisëse të kryeministrit Zdravko Krivokapiçi.

Një kryeministër i tretë shqiptar në Ballkan a mund të ndryshoj gjendjen e shqiptarëve? Çfarë mund të bëjë për Kosovën dhe përshpejtimin e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në NATO?

Lidhur më këtë çështje, “Bota sot” ka marrë qëndrimet e profesorëve universitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat