Ish luftëtari i UÇK-së i reagon Baton Haxhiut për atentatin ndaj Papoviç-it

Politika

Ish luftëtari i UÇK-së i reagon Baton Haxhiut për atentatin ndaj Papoviç-it

Nga: A.M. Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:06
Baton Haxhiu

Ditë më parë, Baton Haxhiu deklaroi se atentatin ndaj rektorit serb Radivoje Papovic e kreu Lëvizja Popullore e Kosovës  ose siç njihet në opinion LPK-ja.

Por, kjo deklaratë po cilësohet si e pavërtetë.

Në një prononcim për “Bota sot”, Hasan Zeneli, ish ushtar i UÇK-së, dhe ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Zahir Pajaziti, ka folur për  këtë deklaratë të Haxhiut.

Image
Hasan Zeneli

Ai ka thënë se deklarata e Haxhiut është e diktuar nga dikush tjetër dhe ka kërkuar që t`i ndalohet të flas për luftën e UÇK-së.

“Baton Haxhiu, një njeri proserb nuk guxon ta marr luftën çlirimtare në gojë.

Ku mori atë guxim të flas për luftën nëpër Drenicë, e sidomos në Prishtinë  kur flet për atentatin ndaj ish rektorit Serb Radivoje Papoviç dhe thotë se atentatin e kreu LPK-ja.

Për deklarata të tij të papërgjegjshme dhe të diktuara nga dikush, Batoni duhet të thirret në prokurorinë e shtetit dhe t`i ndalohet të flas për luftën e UÇK-së.”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat