Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë që kur ka filluar.
Përgjatë kësaj kohe, u aludua që një luftë e tillë mund të ndodhë në Kosovë, kjo për shkak të mbështetjes që po ia jep Serbia Rusisë.
Por, një luftë e tillë mohohet se mund të ndodhë në Kosovë.
Njohësi i çështjeve të Sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova e ka të garantuar sigurinë.
“Kosova për momentin e ka të garantuar sigurinë e saj, sipas rezolutës të OKB-së 1244 e duke e pasur parasysh se ne, si Kosovë edhe ashtu jemi shtet i pavarur që nga viti 2008. Dhe kjo pavarësi është si produkt i OKB në krye me Amerikën, gjë që për këtë e din edhe Rusia e Serbia”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, ka theksuar se Rusia dhe Serbia e kanë një gjë të qartë se çfarë mund t`iu ndodhte nëse e sulmojnë Kosovën.
“Prandaj po e sulmuan Kosovën, ata e kanë të qartë se çfarë munden të presin nga KFOR dhe NATO-ja, gjë që edhe para disa ditëve në vizitën e shtetit tonë të Presidentja ishin një delegacion i SHBA-së, gjë që kjo vizitë na ka lanë me nënkuptuar se Amerika si shteti mik i jonë, gjithsesi se do të na mbroj nëse dikush vendos ta sulmoj Kosovën, prandaj siguria e Kosovës pran situatës të krijuar tani në këto rrethana e ka të garantuar sigurinë e saj nga shteti mike më i besueshëm e që eshët Amerika”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.