Në veri po shiten pronat e shqiptarëve/ Vjen thirrja urgjente për Qeverinë e Kosovës

Politika

Në veri po shiten pronat e shqiptarëve/ Vjen thirrja urgjente për Qeverinë e Kosovës

Nga: A.M. Më: 29 mars 2022 Në ora: 23:00
Qeveria e Kosovës

Ditë më parë, u bë e ditur se në një lagje në veri të Mitrovicës, është  shitur shtëpia e ish deputetit (tanimë i ndjerë) Ramadan Kelmendit.   

Shtija e pronave dhe shtëpive shqiptare në veri të Kosovës vazhdon të jetë një gjë shqetësuese.  

Njohësi i çështjeve juridike, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” tha se është shumë e vështirë të ndalohet shitja e pronave shqiptare në veri të Kosovës.  

Kjo pasi, sipas tij tash e 22 vite qeveritë e Kosovës nuk ia kanë mundësuar një jetesë të denjë banorëve shqiptarë të kësaj pjese.  

Image
Njohësi i çështjeve juridike, Islam Krasniqi

“Është shumë e vështir të ndalohet kjo procedurë, pasi që me shumë së 22 vite  kanë kaluar dhe  qeveritë tona  nuk kanë pasur  mundësi t’i sigurojnë banorëve shqiptarë jetesë në atë pjesë dhe pasiguria  për të jetuar  në shtëpitë e tyre  i obligon që të gjejnë blerës  për t’i shitur  shtëpitë e tyre dhe për të blerë diku tjetër”, deklaroi Krasniqi.  

Më tej, ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës ta bllokojë këtë proces  në parim të sigurisë ose t’i kompensojë ato shtëpi.    

“Qeveria e republikës së Kosovës duhet t’i kompensojë ato shtëpi ose t’i blejë vetë nëse do të bllokojë këtë proces, kjo gjithmonë duke u bazuar në parimin e sigurisë, saktësisht nëse nuk të garantoj sigurinë. Ky proces është shumë i hershëm si në pjesën veriore të Mitrovicës ashtu edhe në Serbi në komunat shqiptare, e që është një pa aftësi si për Qeverinë e Kosovës ashtu edhe për atë të Shqipërisë që nuk kanë aftësi apo ndonjë plan program për t’i mbrojtur dhe ruajtur qytetarët e tyre”, theksoi njohësi i çështjeve juridike.  

Në fund, Krasniqi potencoi se do të ishte gjë e mahnitshme nëse qeveria iu vë embargo pronave të shqiptarëve në veri.  

“Do të ishte ide brilante nëse qeveria do t’iu vë embargo pronave të shqiptarëve në veri, por një gjë të tillë e  ka të pamundur, sepse përkundër sakrificave dhe kompromiseve të qeverisë sonë ajo pjesë akoma nuk kontrollohet nga qeveritë tona”, përfundoi Islam Krasniqi për “Bota sot”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat