Halimi: Zyrtarët e Policisë së Kosovës keqpërdorën pozitën e tyre me pjesëmarrjen në samitin e Vuçiqit

Politika

Halimi: Zyrtarët e Policisë së Kosovës keqpërdorën pozitën e tyre me pjesëmarrjen në samitin e Vuçiqit

Nga: M.H. Më: 30 mars 2022 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë të ndalur, kjo sepse Serbia është gjithmonë e gatshme për të provokuar Kosovën, për një arsyje apo tjetrën.

Provokimi i radhës nga Serbia është mbledhja e samitit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ftoi edhe zyrtarët e institucionëve të Kosovës.

Zyrtarët policiorë morën pjesë në këtë samit duke e pësuar më vonë me suspendimin e tyre.

Menjëhere pas kësaj ngjarje, PK është deklaruar për media duke theksuar që rasti është dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se, është përcjellë shkresa njoftuese për këtë çështje tek Inspektorati Policor i Kosovës, për procedurë të mëtutjeshme të veprimit”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Eksperti i sigurisë, Armend Halimi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që zyrtarët e Kosovës duhet të punojnë në bazë të legjislacionit të vendit dhe asnjëherë kundër interesit të vendit tonë.

Image
Armend Halimi

Çdo zyrtar i Republikës së Kosovës është i obliguar, që të punoj mbi bazën e legjislacionit të vendit dhe vetëm në interes të Kosovës. Sikurse çdo vend tjetër, edhe Kosova i ka të përfshira në Kushtetutë dhe legjislacionin tjetër interesat e saja, duke filluar nga sovraniteti dhe siguria e tij dhe e qytetarëve të saj”, thotë eksperti.

Halimi tutje thotë që zyrtarët e Republikës së Kosovës janë të obliguar mbi bazën e detyrave të ngarkuara dhe strategjive të përpiluara që interesat e vendit t’i mbrojnë.

Qysh në substancë interesat vitale të Kosovës bien ndesh me interesat po ashtu të përcaktuara nga shteti serb, ku ky i fundit Kosovën ende e konsideron si pjesë territoriale të saj, për çka nuk kursehet as në aspektin diplomatik e as me metoda e strategji të ndryshme destruktive. Zyrtarët e Republikës së Kosovës janë të obliguar mbi bazën e detyrave të ngarkuara edhe strategjive të përpiluara që interesat e vendit t'i mbrojnë”, theksoi ai.

Ndërsa, shqetësuese sipas ekspertit mbetët guximi i tyre për të dalur jashtë kornizave të autorizimeve.

Andaj, sa është shqetësues fakti se zyrtarët e sigurisë së Kosovës dalin jashtë kornizave dhe autorizimeve, aq është për t’u çuditur për guximin e tyre”, theksoi eksperti.

Në fund, ai shton që duhet të merren masa ndaj këtyre zyrtarëve sepse mund të kenë shkëmbyer informata të rëndësishme të vendit me institucionet e Serbisë, e që edhe mund të shihet si një lloji tradhtie e keqpërdorimi të pozitave.

Kështu që, institucionet e Republikës së Kosovës duhet ndaluar këtë praktik, sepse flasim për nivel të lartë të zyrtarëve, çka kanë përdorë dokumente me rëndësi për sigurinë e vendit tonë, të cilët edhe mund të shkëmbejnë me institucionet e Serbisë, e që edhe mund të shihet si një lloji tradhtie e keqpërdorimi të pozitave, apo skenari tjetër që mund të jetë përgatitja e reagimit në rast të incidenteve të planifikuara nga vetë ata”, thotë Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat