Çlirimi i Kosovës mban vulën dhe emrin Sekretares Medelein Albright

Politika

Çlirimi i Kosovës mban vulën dhe emrin Sekretares Medelein Albright

Nga: M.L. Më: 31 mars 2022 Në ora: 10:23
Sekretarja e Shtetit e SHBA, Madeleine Albright me refugjatët shqiptarë etnikë në një kamp refugjatësh të kohës së luftës në Stenkovec afër Shkupit, qershor 1999. Foto: EPA / STRINGER.

U bë një javë nga vdekja e Sekretares Medelein Albright.

Një ditë pas lajmit për shuarjen e gruas së parë të emëruar si sekretare e shtetit në SHBA, në Kosovë kishte ditë zie.

Albright ishte një mike e madhe e shqiptarëve, të cilëve iu doli në ndihmë në momentet më të vështira.

Për rastësi, vdekja e zonjës Albright ndodhi pikërisht në përvjetorin e 23-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

Lidhur me jetën dhe veprimtarinë madhore të sekretares Albright për Kosovën dhe për demokracinë në përgjithësi, gazeta “Bota sot” zhvilloi një bisedë me Hafiz Shalën, veprimtar i çështjes kombëtare dhe anëtar i bordit drejtues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Image
Hafiz Shala

Dhimbje dhe shqetësim për shpëtimtaren e popullit

Shala ka thënë se, Kosova (i referohet Dardani) mbeti pa shpëtimtaren, mikeshën e dashur e të respektuar, zonjën e Madhe, Medelein Albright, e cila ia dha formën dhe konturën gjeneratave të reja si shembull i politikës së jashtme.

“Shkuarja në amshim e mikeshës shqiptare zonjës së nderuar dhe përjetësisht e respektuar, Medelein Albright, për koincidencën e dhimbshme por edhe krenare për popullin shqiptar të Dardanisë, mu në këtë ditë kur me 23 mars 1999 nga forcat e NATO-s, fillon bombardimi i soldateskës brutale ushtarake, paraushtarake e policore të shtetit fashist serb me në krye kriminelin dhe kasapin e Ballkanit, Millosheviq, kopje e Vlladimir Putinit të sotëm i cili e shkrumboi Ukrainën për t’i plotësuar aspiratat e tij gllabëruese e kolonialiste të shekullit të 21-të me pretendim të rimarrjes së ish Republikave Sovjetike dhe me shume.

Me dhimbje dhe shqetësim populli shqiptar i Dardanisë dhe i gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, e pranuan lajmin për vdekjen e Sekretares së Shtetit, Medelein Albright, dje me 23 mars 2022, mike e popullit shqiptar të Republikës së Dardanisë, përderisa, në anën tjetër, në Serbi, ky lajm u prit me buzë në gaz”, ka thënë Shala.

E sipas tij, nuk është hera e parë dhe fatkeqësisht sipas politikave të Beogradit, as e fundit, kur, populli serb iu gëzohet fatkeqësive dhe humbjeve të Amerikës.

Ai kujtoi 11 shtatorin kur u rrënuan kullat binjake, por edhe dhe humbjet e shume personaliteteve me peshë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Do të thosha se, edhe një koincidencë është, Samiti i liderëve të forcave të NATO-s sot në Bruksel që duhej të ishte një signal dhe vërejtje serioze dhe e fundit për diktatorin dhe kriminelin, Vladimir Putini, ashtu siç e kualifikoi edhe Presidenti i SHBA-e, Joe Biden, në një konferencë për media në Shtepinë e Bardhe, i cili me plotë kuptimin e fjalës e quajti kriminel lufte.

Të njëjtën gjë e bëri edhe OKB-ja, duke ia kualifikuar veprimet e Rusisë si kriminale me rastin e vrasjeve masive të popullatës së Ukrainës, duke përdorur edhe armët të ndaluara në bazë të Konventave Ndërkombëtare, në konfliktet e armatosura”, potencon Shala.

Sipas tij, nëse në politikë dhe diplomaci, ekziston një engjëll, atëherë, te personaliteti i zonjës Medelein Albright, gjendet kjo veti.

"Ajo me tërë ndjenjën, sinqeritetin dhe përkushtimin e saj, ishte kundër dhunës dhe gjenocidit të diktatorëve të “ gjithëfuqishëm”. Sa e butë por aq edhe shume e ashpër dhe e pa kompromis për t’ua ndal hovin çnjerëzor ushtrisë kriminale serbe ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Dardani, që të ndërpriten masakrat dhe gjenocidi dhe të ndalet lufta të triumfojë paqja. E, kush mund me së miri t’i kuptojë këto dukuri çnjerëzore, përpos kësaj zonje e cila u shpëtoi këtyre tiranive të holokaustit dhe formave me brutali ndaj qenies njerëzore”, ka thënë ai.

Tre emra të cilën hynë në historinë e njerëzimit të shekullit 19-të

Ai u ndal tek kontributi i zojës Albright si, Sekretare e Shtetit dhe posaçërisht angazhimi i saj bashkë me Presidentin Clinton, Gjrnarali Ëesley Clark dhe, Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tonu Blear.

“Tre emra të cilën hynë në historinë e njerëzimit të shekullit 19-të si shpëtimtar të një katastrofe njerëzore në tokën e shpesh e shume përgjakur dardane me shekuj nga i njëjti agresor. Kontributin e posaçëm në marrjen e vendimit për ta përdorë forcën kundër Serbisë duke lobuar në Kongres dhe Senat dhe duke e pasqyruar gjendjen para katastrofës njerëzore e humanitare, ishte Lobi Shqiptar i udhëhequr nga zoti DioGuardi dhe zonja Sherley Cloys-DioGuardi.

Më 21 shtator 1998, një vit me parë, para se NATO-ja ta bombardojë Serbinë, në emisionin televiziv kombëtar CNN, zoti DioGuardi bëri thirrje për intervenimin e NATO-s duke kërkuar no fly zone ( zonë e ndaluar e fluturimi) mbi Dardaninë për aeroplanët ushtarak të Jugosllavisë, pas sulmit të përgjakshëm mbi Likoshanin e Drenicës heroike, i cili, në atë emision të drejtpërdrejt, ua tërhoqi vërejtjen se, në Bosnje e Hercegovinë u vranë mbi 200 mijë njerëz prandaj, nëse nuk intervenohet menjëherë, do të jetë shume vonë”, rikujtoi Shala.

Ai theksoi se Presidenti Clinton bashkë me Sekretaren Albright, ishin shpresa dhe shpëtimi i popullit shqiptar të Kosovës.

Ata lanë në dispozicion tërë potencialin e tyre shtetëror për të gjetur një zgjidhje së pari përmes marrëveshjeve me Serbinë duke kërkuar ndërprerjen e sulmeve ndaj civilëve që të evitohet katastrofa me pasoja dramatike.

“Pas gjithë analizave, vihet deri në përfundim që me 6 shkurt të vitit 1999 të fillonte punimet Konferenca e Rambujesë, në afërsi të Parisit e cila synonte t’i jepej fund luftës në Dardani dhe gjetjen e një zgjidhje për paqe afatgjatë. I inkurajuar me vrasjet masive të civilëve shqiptar, nuk i shkonte ndërmend se vërtetë NATO do ta bombardoi Serbinë edhe pas kërcënimeve të Ambasadorit Richard Hollbruk i quajtur, bulldozher diplomat. Me 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s filluan bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë", nënvizon ai.

Shpresa dhe shpëtimi i popullit shqiptar

Duke iu kthyer edhe njëherë Rambujesë, Shala thotë se Sekretarja Medelein Albright, gjatë gjithë kohës ishte aktive duke tentuar qe delegacionin e Dardanisë ta bind për ta nënshkruar marrëveshjen pasi, nga radhët e UÇK-së, përmes zëdhënësit, zotit Adem Demaqi, kishte hezitime e mosbindje nga frika se, një marrëveshje e tillë do ta linte Dardaninë (Kosovën) nën Serbi.

“Prandaj, u zgjat për dy javë që në një mënyrë iu dha rasti Serbisë që me shume të vras e masakrojë por, në anën tjetër, Millosheviqi u inkurajua duke besuar që nuk do të intervenonte NATO dhe për fatin tonë ani pse humbëm njerëz, mos nënshkrimi i tij ishte fatal për Serbinë, ndërsa, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare me ndihmën e NATO-s, doli triumfuese dhe Dardania ia arriti që të çlirohet”.

Veprimtari i çështjes kombëtare thekson se Kosova mbajti zi për humbjen e mikeshës, diplomates dhe Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila bashkë, nën udhëheqjen e Presidentit Clinton, ishin shpresa dhe shpëtimi i popullit shqiptar.

Figura dhe vepra e zonjës Albright që nga fillimi i bisedimeve në Rambuje, bombardimi i forcave serbe, çlirimi i Dardanisë, e mbajnë vulën dhe emrin e zonjës së nderuar, duke qenë mirënjohës përjetësisht populli shqiptar për veprën e sajë historike të cilën e vendos në piedestalin me të lartë të njerëzimit.

Duhet të thuhet së, Presidenti Rugova ishte ai i cili para botës demokratike perëndimore, Dardaninë e veshi në petkun e një shoqërie me vlera të larta demokratike, paqësore dhe bashkëpunuese me qëllim që, popujt të janë gatshëm të bashkëpunojnë në kushte të barabarta dhe, me këtë fizionomi të Dardanisë, shteteve mike, në rënd të parë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u rreshtua dhe u betua se do të jenë në marrëdhënie të përhershme me të cilat do të punoi dhe bashkëpunoi përjetësisht me qellim që të gjitha çështjet të zgjidhen në mënyrë paqësore përderisa ato të shtirren”,potencoi Shala.

Po ashtu, Shala tha se diaspora shqiptare e organizuar përmes Lobit Shqiptar në krye me zotin Dio Guardi dhe zonjën Sherley Cloys-DioGuardi, e sensibilizoi Kongresin dhe Senatin amerikan të cilët në bazë të fakteve dhe dëshmive rreth luftës çlirimtare kundër Serbisë, mori vendime të duhura në interes të popullit shqiptar.

“Edhe zonja Albright, duke pasur respekt dhe dashuri ndaj popullit shqiptar, të cilën nuk e ka fshehur asnjëherë duke e vizituar edhe pas lufte dhe themelimit të Republikës së Dardaninë sa here iu ka dhënë rasti edhe pas skadimit të mandatit si Sekretare e Shtetit”, përfundoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat