Rama nën urdhrat e Vuçiqit – analistët flasin për qëndrimin e tij ndaj Kosovës!

Politika

Rama nën urdhrat e Vuçiqit – analistët flasin për qëndrimin e tij ndaj Kosovës!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 prill 2022 Në ora: 14:29
Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Pushtimi rus në Ukrainë, dhe rreshtimi i shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, përkrah Perëndimit, më dënimin dhe vënien e sanksioneve Rusisë, u duk se po i jepte shqiptarëve një rëndësi në politikën ndërkombëtare.

Kjo dukej edhe më në interes për Kosovën, pasi Serbia u rreshtua përkrah Rusisë, duke thyer edhe parimet e Bashkimit Evropian, kushtet e të cilit parashohin sjellje të përshtatshme me BE-në. Por, Serbia refuzoi kategorikisht t’i vendosë sanksione Rusisë, pavarësisht që BE-ja dhe të gjitha vendet evropiane e bënë këtë.

Nga kjo situatë dhe retorika e përdorur gjithandej, për nevojën e integrimit të të gjithë Evropës në NATO dhe BE, rezultoi edhe angazhimi i Kosovës, që të kërkojë anëtarësim në NATO.

Autoritetet drejtuese të Kosovës bënë thirrje që Kosova të pranohet në NATO, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri, sidomos pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “anëtarësimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike është më i domosdoshëm se kurrë”.

Mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO e dha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë për media në Ankara së bashku me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e cila po e zhvillonte një vizitë zyrtare në Turqi.

Procesi u duk se eci edhe më tej, kur javën e shkuar presidenti kroat Millanoviçi në samitin e NATO-s në Poloni, kërkoi nga Aleanca që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s dhe përfundimisht shtet.

Por, ndaj kësaj deklarate heshti Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, dhe vetë as që bëri përpjekje të kërkojë anëtarësimin e Kosovës.

Kjo sjellje e tij, pas deklarimit flagrant, se Shqipëria po mbështetet nga Serbia sipas projektit “Ballkani i hapur”, ka bërë që të zgjojë vëmendjen e opinionit shqiptar.

Qëndrimi i heshtur ndaj Kosovës i Ramës, u përshëndet në një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq e lavdëroi në mediat serbe kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij hungarez Victor Orban duke thënë se ata mbajtën një qëndrim të drejtë për Serbinë në këtë samit.

Por një deklaratë e tillë nuk mund të cilësohet e befasishme pasi që një miqësi të ngushtë mes Ramës dhe Vuçiqit tashmë është e njohur.

Mirëpo a duhet a duhet të merr fund sa më shpejt ky kryeministër dhe ky partneritet antiKosovë?

Mehmeti: Rama të shpallet i politikani i padëshiruar në Kosovë

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa analisti politik Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që veprimet e Ramës janë të barazuara me ato të Vuçiqit dhe sipas tij nuk e shikojnë interesin e Kosovës aspak.

“Me veprimet e tij në favor të Serbisë, Edi Rama është shndërruar në të keqën më të madhe të Kosovës, pas Vuçiqit. Nuk është më sekrete aleanca Rama-Vuçiq, të cilës po i mungon edhe Thaçi. Kjo treshe ka bërë pazare në dëm të interesave të kombit shqiptarë, tani po vazhdon me dyshen Rama-Vuçiq, të cilët janë në sinkronë me njëri – tjetrin”, foli ai.

Në fund, analisti thotë që Rama duhet të shpallet i padëshiruar në vendin tonë pasi është duke i shërbyer Serbisë.

“Në vend se të ishte Shqipëria ajo që të kërkonte anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, edhe kur e bëjnë të tjerët Rama nuk e mbështetë. Ky është skandalë, turp dhe Edi Rama meriton të shpallet i padëshiruar në vendin tonë, për aq kohë sa vazhdon të jetë në shërbim të Serbisë dhe Vuçiqit”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Kelmendi: Kosova nuk ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në NATO

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet profesori Muhamet Kelmendi, i cili u shpreh se qëndrimi i Ramës karshi Vuçiqit kërkon analiza të thella politike pasi ka shumë arsye që mund të kenë dërguar deri në këtë veprim të tij.

Image
Muhamet Kelmendi

“Është një gjendje shumë e rëndë dhe me parashikime jo të qarta për shumë çështje dhe raporte nacionale dhe shtetërore në Ballkan. Mos mbështetja e qëndrimit politik nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Rama, është një çështje që kërkon analiza të thella politike. Pse? Nuk ekziston ndonjë fakt që tregon dhe e arsyeton z.Rama në takimin e NATO-s në Bruksel, pse nuk e përkrahi qëndrimin politik të Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës. Zyrtarisht nuk kishte Kosova kërkesë për anëtarësim në NATO”, u shpreh ai.

Më tej, ai thotë që qëndrimi i Shqipërisë ishte një qëndrim politik.

“Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë kërkesë për anëtarësim. Pse nuk dihet! Ministria Jashtme në Kosovë po bënë gjumë?! Zyrtarisht është qëndrim i drejtë i Tiranës. Kosova nuk ka bërë kërkese dhe natyrisht se Tirana nuk e mbështet qëndrimin e Kroacisë. Ai ishte qëndrim politik. Kroacia nuk bënë kërkesë për anëtarësimin e Kosovës. Këtë e bënë Kosova. Por, pavarësisht kësaj, mospërkrahja e qëndrimit politik të Kroacisë për Kosovën, është çështje që duhet kritikuar”, theksoi profesori.

Ndër të tjera profesori shton disa nga faktorët që kanë sjellur qëndrimin e Ramës.

“Z.Rama ka obligime kushtetuese në mbrojtjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Pse nuk e bënë! Ka ndoshta shumë faktor. Këtu po i përmendi disa: 1. Varësia e Shqipërisë nga gruri serb. 2. Puna rreth “Ballkanit të Hapur”. 3. Mos paraqitja e kërkesës zyrtare nga Kosova për anëtarësim në NATO. 4. Mos koordinimi i punëve të jashtme Shqipëri-Kosovë. Ka edhe fakte tjera. Megjithatë, z.Rama kërkohet të mbrojë çështjen shqiptare, pavarësisht nga qëndrimet e Prishtinës e më gjerë. Shqipëria është e shqiptarëve”, potencoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat