“Republika e Kosovës po rrezikohet nga grupet e ndryshme të organizuara!”

Politika

“Republika e Kosovës po rrezikohet nga grupet e ndryshme të organizuara!”

Nga: A.M. Më: 2 prill 2022 Në ora: 15:51
Foto arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Le Monde” se “organizata të së djathtës ekstreme serbe, të cilat njërën këmbë e kanë në Beograd, ndërsa tjetrën në Moskë”.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” ka deklaruar se ka mekanizma që veprojnë kundër Kosovës, të cilat janë të organizuara nga jashtë.

“Në kuadër të veprimeve kundër shtetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran ka disa mekanizma të mirë dhe profesional që veprojnë. Mekanizmat e tillë janë kryesisht të organizuara nga subjektet e jashtme, përkatësisht nga shtetet që nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës ose që e duan shtetin tonën krejtësisht ndryshe”, ka thënë ai .

Po ashtu, ai e ka përmend edhe "Lista Serbe", ku ka thënë se ajo udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Këtej radhitet në vendin e parë "Lista Serbe", e cila është e organizuar nga Serbia dhe udhëhiqet nga Vuçiç. Kjo listë nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vepron në mjete jo ligjore kundër Republikës. Ajo punon për ripushtim ose për ndarjen e copëtimin e Kosovës. Këtu duhet përmendur si veprim konkret  bllokimin e rrugëve në Bernjak dhe në Jarinë, vitin e kaluar, veprimet kontrabandiste nëpërmjet Serbisë, të lidhura me subjektet ekonomie kriminale në Kosovë, etj. Në asnjë komunë ku sundon kjo "Liste Serbe" nuk respektohet shteti i Kosovës. Nëpër komuna ka flamuj të Serbisë. Asgjë nuk ka të Republikës.Kemi edhe police, gjyqtare dhe veprimtare që janë të punësuar në Kosovë dhe që veprojnë nën diktatin e shtetit serb. Këta janë armiqtë më të mëdhenj të Republikës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat