Zgjedhjet e 3 prillit, vunë në pah përçarjet politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Politika

Zgjedhjet e 3 prillit, vunë në pah përçarjet politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Nga: A.M. Më: 5 prill 2022 Në ora: 23:27
Ilustrim

Zgjedhjet në Kosovën Lindore u mbajtën më 3 prill.

Në këtë zgjedhje shqiptarët ishin të ndarë, ata garuan me dy koalicione, “Koalicioni i shqiptarëve të luginës” dhe “Alternativa Demokratike shqiptare”.

Fatkeqësisht, shqiptarët nuk do të kenë asnjë përfaqësues në Kuvendin e Serbisë.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë nëse subjektet politike do të bashkoheshin në një koalicion, atëherë do të fitonin më shumë vende në Parlament.

“Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve më datën 3 prill 2022, për Parlamentin e Serbisë, nxorën në pah që subjektet politike shqiptare në Preshevë,  Bujanoc dhe Medvegjë duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në Parlament të Serbisë. Duke garuar në një listë përbashkët Shqiptarët, do të jenë një zë i përbashkët në këtë Parlament të Serbisë, do përfaqësohen në legjislativ dhe ekzekutiv, por edhe do të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kështu ndoshta do të mundë të ndalet pasivizimi, shpërngulja, zhvendosja dhe dëbimi për shkak të mungesës së infrastrukturës, diskriminimit të pareshtur dhe mos përfaqësimit si duhet”, ka thënë ai.

Image
Refik Hasani

Po ashtu, Hasani është shprehur se nga përçarjeve të partive politike shqiptare u shpërndanë edhe votat.

“Për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërndanë votat dhe kjo çështje do të rregullohet vetëm përmes përpilimit dhe garimit me një listë të përbashkët të shqiptarëve të kësaj krahine”, ka theksuar ai.

Sipas tij, shqiptarët rrezikohen që të mbesin pa asnjë deputet.

“Në legjislaturën që po shkon (3) tri ulëse në Parlament të Serbisë kanë marrë, tani më 3 prill 2022, u garua me dy lista dhe është  rrezikuar dhe pikëpyetja është se do të përfaqësohemi me një deputet, apo do të mbetemi, pa asnjë përfaqësues në parlament”, ka thënë ai. 

Më tej, profesori ka propozuar që shqiptarët të kenë gjashtë ulëse të rezervuara në Parlament.

“Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen (6) gjashtë ulëse në parlament dhe (4) katër vende do t`i fitojmë me vota të drejtpërdrejta, dhe të ulët pragu zgjedhor për deputet për pakicat kombëtare. Si të bën përjashtim Serbia, që shqiptarët herë përfaqësohen me tre deputetë, herë me një deputet e ndonjë legjislaturë nuk ka përfaqësim të shqiptarëve në Parlament të Serbisë, prandaj Shqiptarët e Krahinës së Preshevës do të duhej të kenë vende të rezervuara për Parlament të Serbisë”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat