Deklarata shpifëse e Dick Martyt/ Dikur i ushqente korbat e ushtrisë serbe - ja si u ‘tradhtua’ nga Serbia

Politika

Deklarata shpifëse e Dick Martyt/ Dikur i ushqente korbat e ushtrisë serbe - ja si u ‘tradhtua’ nga Serbia

Nga: A.M. Më: 11 prill 2022 Në ora: 23:18
Dick Marty

Në një intervistë për median zvicerane “RTS”, më 10 prill, Dick Marty ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.   

Ai ka akuzuar autoritetet zvicerane se “nuk kanë ndërmarrë asnjë hap apo veprim diplomatik me Beogradin”, në lidhje me situatën në të cilën është gjendur.   

Marty ka thënë se më 18 dhjetor, 2020, ka pranuar një telefonatë nga policia, e cila e ka njoftuar se është i rrezikuar dhe se do të vendoset nën mbrojtje të lartë policore.   

Ai ka thënë se i është ofruar edhe ndryshimi i identitetit dhe adresës, porse nuk ka pranuar.   

Ndërsa, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tha se Dick Marty u vetëdijesua vetëm kur e ndjeu rrezikun për vrasjen e tij.  

Sipas tij, ishin pikërisht deklaratat e Martyt për shitje të organeve, që sot Hashim Thaçi është në Hagë.  

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Përveç socialistëve dhe demokratëve të Parlamentin Evropian që u vetëdijesuan dhe reaguan kundër Serbisë që të largohet nga Rusia agresive e të përkrahin seksionet evropiane ndaj Putinit, ja më në fund edhe ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Martyt kur i erdhi rreziku individual për eliminimin e jetës nga shërbimet radikale të inteligjencës serbe, u vetëdijesua, po dhe u penduar për miklimet shpifëse që ia bënte Serbisë me rastin e shitjes së organeve nga ana e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Pikërisht, kjo deklaratë e famshme dhe shpifëse e Dick Martyt të shitjeve të organeve njerëzore u bë shkak që Hashim Thaçi sot është në burgun e Hagës”, deklaroi ai.    

Krahas kësaj, Mehazi i ngriti disa pyetje për Martyn në lidhje me deklaratat e tij për kërcënimet e vrasjes.  

Po ashtu, ai kritikoi atë për shpifje dhe për faktin se i ushqente korbat e ushtrisë, policisë e qeverisë serbe që më vonë vetë këta korba serbe tentuan t'ia ‘heqin sytë’ Dick Martyt.    

“Dick Martyt  pasi i erdhi jeta në rrezik e kuptoi se serbët janë popull që për interesat e tyre shtetërore jo që e vrasin Dick Martyn, por vrasin edhe fëmijët e vetë.   

E pyesim Dick Martyn, se çfarë mendon tani pas kërcënimeve vrastare nga shërbimet sekrete serbe?, dhe se a është e vërtetë tregtia e organeve interne njerëzore nga Hashim Thaçi, dhe si ka mundur ish-presidenti i Kosovës ta bënte këtë biznes të trishtueshëm pa ndihmën e mjekëve?, transplantimet e organeve njerëzore mund t'i bëjnë mjekët me disiplinë të madhe mjekësore, e jo Thaçi. Puna e transplantimeve të organeve është punë e madhe ekipore mjekësore e jo punë e ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçit. Fatkeqësisht, Dick Marty duke shpifur  e kritikuar pëllumbat e lirisë të UÇK-së me shitje organesh, pavetëdije ushqente korbat e ushtrisë, policisë e qeverisë serbe që më vonë vetë këta korba serbe  t'ia heqin sytë Dick Martyt”, theksoi profesori.  

Në fund, ai tha se këto kërcënime e vërtetuan se Marty ka qenë  i shitur e i blerë me para nga Serbia, me qëllim të fajësimit të shqiptarëve të Kosovës për krime lufte.  

  

Madje, sipas profesorit, serbët tentuan ta vrasin ish-raportuesin e KE-së për ta rikthyer fajin te shqiptarët dhe për ta degraduar Qeverinë e Kosovës.  

“Ky kërcënim me jetë nga Serbia ndaj Dick Martyt tregon se ish-raportuesi i Këshillit Evropian ka qenë i shitur e i blerë me para nga Serbia për të qenë mashë manipuluese e eliminuese për të fajësuar Kosovën për vrasje të diplomatit të lartë evropian Dick Marty. Qëllimi i Serbisë ka qenë i qartë, vrasjen e Martyt nga vetë serbët do ta rikthenin në vrasje nga ana e kosovarëve për qëllime serbe e për të degraduar e fajësuar UÇK-në, qeverinë e Republikën e Kosovës.  

Deklarata e Dick Martit arsyeton edhe pafajësinë e të burgosurve të ish-ushtarëve të UÇK-së në Hagë dhe ky proces akuzues ndaj tyre duhet nisur nga fillimi”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat