“Frika e ka kapluar Aleksandër Vuçiqin”/ Juristi tregon për çfarë arsye!

Politika

“Frika e ka kapluar Aleksandër Vuçiqin”/ Juristi tregon për çfarë arsye!

Nga: N. Sh. Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:51
Aleksandar Vuçiq

Pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë ku po kryen edhe krime lufte, e gjithë bota ka vënë sanksione kundër shtetit dhe oligarkëve rusë.

Të pakta janë shtetet që nuk po e dënojnë krimin rus në Ukrainë.

E ndër ato shtete është edhe Serbia, e cila nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Pas kësaj, po kërkohet që Kosova t’i vendos sanksione Serbisë, për shkak të raporteve me Rusinë.

Gjithashtu tashmë ka zëra që edhe SHBA t’i vendosë sanksione Serbisë!

Analisti politik dhe juristi Blerim Burjani, thekson se BE-ja po i vëzhgon sjelljet e Serbisë dhe po rrinë pasive.

“Bashkësia ndërkombëtare më tepër po i vëzhgon sjelljet e Serbisë dhe po rrinë pasive në trajtimin e sjelljeve serbe. Kurse Vuçiqi po merret me demagogji vendore dhe ndërkombëtarët po thonë është për paqe dhe stabilitet në moton e tij në fushatë zgjedhore. Kjo i bie me i qitë hi syve bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Burjani.

Ai shton se tashmë të gjithë e dinë rolin e Serbisë.

“Serbia dhe Vuçiqi po frikësohen përballë bashkësisë ndërkombëtare, po tenton me u gjet mirë karshi problemit Rusi-Ukrainë. Tash nuk i vendosi sanksione Rusisë, por frika e ka kapluar për këtë. Në anën tjetër tenton me u dukë paqësor edhe pse ai nuk është për paqe, por për ekspansion”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat