Deputeti i VV-së flet për ngjarjet e fundit në vend, ka një paralajmërim

Politika

Deputeti i VV-së flet për ngjarjet e fundit në vend, ka një paralajmërim

Nga: M.H. Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Situata në vend po vazhdon të jetë e tensionuar mes pozitës dhe opozitës.

Kritikat e vazhdueshme që ka opozita po arrijnë të sjellin debate të mëdha.

E në lidhje me situatën aktuale në vend në një intervistë për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli.

Ai ka përmbledhur të gjitha ngjarjet që kanë prekur vendin tonë e duke mos lënë anash as situatën e luftes në Ukrainë.

Deputeti ka folur për operacionin policior që së fundmi u zhvillua për të minimizuar krimin dhe korrupsionin, duke e cilësuar një hapë të madhë drejt saj.

Dugolli ndër të tjera kërcënimet e Serbisë i sheh rrezik për gjith Ballkanin e jo vetëm Kosovën, duke paralajmëruar gjith vendet e botës të shohin këto përgatitje të Serbisë.

Gara e Serbisë për armatim, ku herë blenë e herë merr donacione nga Rusia e Bellorusia e nga Kina, nuk është sinjal i mirë për Ballkanin e sidomos për Kosovën. Bota duhet ta kuptoj qe Serbia vazhdon të jetoj me mentalitetin e së kaluarës dhe me luftërat qe zhvilloj Millosheviqi. Bilës, presidenti i Serbisë Vuqic kur fliste për të (Millosheviqin), thoshte që e meta e tij është që nuk arriti të mbaronte projeksionet e tij... Pra Serbia nuk ka ndryshuar, ajo vetëm sa po forcohet”, u shpreh Dugolli për “Bota sot”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat