Jeta e Dick Martyt në rrezik nga shërbimi sekret serb/ Avokati shqiptar befason me deklaratën: Do të dalin dokumente që..!

Politika

Jeta e Dick Martyt në rrezik nga shërbimi sekret serb/ Avokati shqiptar befason me deklaratën: Do të dalin dokumente që..!

Nga: A.M Më: 12 prill 2022 Në ora: 21:25
Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Këto ditë një deklaratë e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka marrë vëmendje të madhe dhe ka nxitur reagime të shumta. 

Me 10 prill, Dick Marty në një intervistë për median zvicerane “RTS” bëri të ditur se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, po i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.  

Marty ka thënë se më 18 dhjetor, 2020, ka pranuar një telefonatë nga policia, e cila e ka njoftuar se është i rrezikuar dhe se do të vendoset nën mbrojtje të lartë policore.  

Gjatë intervistës, ai ka thënë se kërcënimet me vdekje “kanë ardhur nga qarqe të caktuara të inteligjencës serbe”, të cilat, sipas tij, “u kanë kërkuar vrasësve të paguar nga nëntoka që ta likuidonin”, për t’i fajësuar më pas “shqiptarët nga Kosova”.  

Megjithatë, Marty nuk ka ofruar asnjë provë për këto pretendime.  

Ngjela: Serbia tani është një shtet në rënie. Prandaj dalin edhe këto dokumente... 

Image
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

Në lidhje me këtë, avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një prononcim për gazetën “Bota sot” beson se deklaratat e Martyt janë të vërteta, pasi kërcënimet janë traditë e shtetit serb. 

“Normal. Është e vërtetë. 

Kjo është një traditë për serbët. Serbia është një shtet territori i të cilit është fituar me terror dhe gjenocid antishqiptar”, deklaroi ai.  

Sipas Ngjelës, shteti serb ka filluar të ketë rënie dhe se në vazhdim do të dalin edhe dokumente të tjera kërcënuese. 

“Por kohët kanë ndryshuar. Serbia tani është një shtet në rënie. Prandaj dalin edhe këto dokumente... 

Do ketë edhe të tjera...”, paralajmëroi avokati Ngjela. 

BIA e Serbisë reagon në lidhje me kërcënimet për vrasjen e Dick Martyt 

Lidhur me këto kërcënime, ka reaguar edhe Agjencia serbe e Zbulimit – BIA, e cila i hodhi poshtë pretendimet e Martyt. 

“BIA dënon dhe mohon fuqishëm pohimet dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve serbe të sigurisë në planifikimin e vrasjes së dikujt. Në këto kohë të vështira, pretendimet e tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Republikës së Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, që me përkushtim dhe profesionalizëm i kryejnë detyrat e tyre”, thuhet në deklaratën e BIA-s, përcjell “Bota sot”. 

Në  ditët në vijim pritet të shihet nëse do të dalin fakte në lidhje më këto kërcënime dhe padyshim që nëse ka prova të tilla, do ta befasonin opinion publik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat