Kërkohet sanksionimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mungojnë në seanca

Politika

Kërkohet sanksionimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mungojnë në seanca

Nga: A.Z Më: 15 prill 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla mungesat e opozitës gjatë seancave në Kuvend.

Një gjë e tillë u përsërit prapë dje në seancen e radhës, me ç’rast shumë nga deputetët munguan, ndërsa prezent ishin vetëm 78.

Edhe pse Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u dha afat 10 minuta grupeve parlamentare që të mbledhin edhe 10 deputetë për të vazhduar seancën plenare, por prap ishte e kot.

Mungesa e deputetëve bëri që Konjufca, ta ndërprej seancën, kështu duke paralajmëruar se seanca do të vazhdoj të marten.

Në rend dite për shqyrtim ishin disa marrëveshje ndërkombëtare dhe debati për sigurinë.

Mungesen e deputetëve në seanca e ka komentuar edhe juristi Blerim Burjani, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se duhet të nxjerret një rregullore e re.

Madje sipas tij, për deputetët që mugojnë në seancë, duhet tu heqen meditjet.

“Nevojitet që sa më parë të nxjerret rregullorja e re e punës së Kuvendit, ku çdo mos ardhje të sanksionohet me heqje të meditjeve, përderisa është ashtu si është gjithmonë do të ketë probleme për ardhjen apo pjesëmarrjen në séance”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat