Mehmeti: Kosova të fillojë një tur të lobimit pë liberalizimin e vizave

Politika

Mehmeti: Kosova të fillojë një tur të lobimit pë liberalizimin e vizave

Nga: A.Z Më: 25 prill 2022 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Ditë më parë Presidenti i Letonisë, Eglis Levits është shprehur se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Letonisë do të vazhdojë.

Ai është shprehur se si shtet, ata do të japim mbështetjen e tyre në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë.

Këtë e ka komentuar edhe analisti politik Faton Mehmeti, i cili në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se janë të rëndësishme zërat pro liberalizimit.

Madje, sipas tij, Kosova duhet të fillojë edhe një tur lidhur me këtë.

Tutje u shpreh se “Letonia mund të jap kontributin e saj në favor të Kosovës”. “

"Natyrisht se Kosova meriton liberalizimin, mbështetja e presidentit të Letonisë është me rëndësi të madhe, sa më shumë të ketë zëra pro liberalizimit, aq më të shumta janë mundësitë për një gjë të tillë. Kosova duhet të nis një tur lobimi për liberalizim krahas saj duke luftuar korrupsionin dhe krimin, të cilat pastaj do të jenë ndihmesë e madhe për të ndryshuar mendimin e vendeve skeptike.Vizita e z.Levits në vendin tonë është me rëndësi, Letonia është vend i respektuar në BE dhe si e tillë mund të jep kontributin e saj në favor të Kosovës”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat