Nuk kanë shpëtim ata serbë që e sulmojnë policinë / Kjo vlen edhe për Rakiqin e “madh” dhe për rakiqat e vegjël

Politika

Nuk kanë shpëtim ata serbë që e sulmojnë policinë / Kjo vlen edhe për Rakiqin e “madh” dhe për rakiqat e vegjël

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 29 prill 2022 Në ora: 07:50
Arkiv

Që nga 13 prilli sulmet serbe ndaj policisë së Kosovës nuk kanë të ndalur.

Deri më tani, policia e Kosovës është sulmuar disa herë me armë, kallashnikov e bomba dhe me mjete të tjera nga serbët në veri të Mitrovicës.

Sulmi i fundit ndodhi më 26 prill në fshatin ZupçëtëZubin Potokut, rreth orës 8 të mëngjesit, por ajo që i shpëtoi, sërish ishte vetura e tyre e blinduar.

Pavarësisht sulmeve të tilla terroriste, drejtuesit e Listës serbe kanë vazhduar me propagandë të fuqishme, jo vetëm duke i shfajësuar sulmuesit me armë, por duke kërcënuar me një ballafaqim të rëndë me të gjitha mjetet nëse drejtësia në Kosovë përpiqet t’i arrestojë fajtorët.

Propagandë, gënjeshtra, mashtrim kundër shtetit ligjor

Serbët, kanë ndezur sërish ‘motorët’ e mashtrimit dhe gënjeshtrave, duke tentuar të fajësojnë institucionet e Kosovës se po përpiqen të bëjnë arrestime politike.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se do të ketë “mosbindje totale civile në veri”, nëse Policia e Kosovës fillon me arrestime.

Ai shtoi se Lista Serbe “do të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur njerëzit e saj”, dhe se do të përdorë edhe ‘të gjitha mjetet jodemokratike’, që është një thirrje e hapur kundër rendit kushtetues.

Madje ai theksoi se janë mbajtur takime urgjente me përfaqësues ndërkombëtarë dhe se arsyeja e këtyre takimeve ishte sipas tij, që të pengohen procedurat e arrestimeve kundër serbëve në Kosovë,pasi dyshohet janë duke u zhvilluar procedura kundër 70 serbëve.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar procedura kundër qytetarëve tanë, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve, përfaqësuesve politikë, për atë siç pretendon Prishtina, sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Arsyeja ishte protesta kundër lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës vitin e kaluar. Ky është një persekutim me motive etnike e politike ndaj popullit tonë. Sipas informatave që kemi, në pyetje është një procedurë për mbi 70 qytetarë tanë”, tha ai.

Rakiq ka gënjyer duke thënë se serbët duhet të rezistojnë sepse është çështje e mbijetesës së tyre, duke kërkuar hapur, që të dyshuarit për krime, përfshirë vrasjet dhe sulmet terroriste të mos ndiqen nga drejtësia.

“Nëse Prishtina fillon me lëvizje të njëanshme, Zoti na ruajt, duke arrestuar qytetarët tanë, atëherë ne do të detyrohemi të rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, që përfshin mosbindje totale civile për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve tanë. Ne mbështesim shtetin e së drejtës, por ky nuk është shtet i së drejtës, por dhunë institucionale që persekuton popullin tonë. U bëjmë thirrje qytetarëve për unitet, kjo nuk është çështje politike, por çështje e mbijetesës në këto pjesë”, ka thënë Rakiq.

“Ka kaluar koha e shantazheve”

Image
Tomë Gashi

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk kanë shpëtim ata që e sulmojnë policinë.

Ai thekson se sa kaluar koha më 14 shkurt të 2021, që dikush ta sulmojë Kosovën.

“Qeveria e Albin Kurtit nuk i ndanë qytetarët në baza etnike, sa i përket sundimit të ligjit kushdo që e shkel ligjin e posaçërisht ata që e sulmojnë policinë tonë, deri me granatat e me gjuajtje me armë zjarri siç është AK47, nuk kanë shpëtim, qofshin serb apo kushdo tjetër. A kanë me u arrestuar 70 apo 170 serbë varet nga hetimet e nga prokuroria. Por, më 14 shkurt 2021, ka kaluar koha që dikush e kërcënon Kosovën me jostabilitet në qeveri, nëse i mbron kriminelët. Kjo vlen edhe për Rakiqin e “madh” dhe për rakiqat e vegjël. Pra, ka kaluar koha e shantazheve”, potencoi Gashi.

Në asnjë komunë ku qeveris "Lista serbe" nuk respektohet shteti i Kosovës

Image
Muhamet Kelmendi

Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se Kosova po rrezikohet nga Serbia, përfshirë “Listën Serbe”, e cila punon për ndarjen e Kosovës, përfshirë këtu bllokimin e rrugëve vitin e kaluar dhe veprimet e kontrabandës.

“Republika e Kosovës po rrezikohet nga grupet e ndryshme serbe të organizuara. Në kuadër të veprimeve kundër shtetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran ka disa mekanizma të mirë dhe profesional që veprojnë. Mekanizmat e tillë janë kryesisht të organizuar nga subjektet e jashtme, përkatësisht nga shtetet që nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës ose që e duan shtetin tonë krejtësisht ndryshe. Këtej radhitet në vendin e parë “Lista serbe”, e cila është e organizuar nga Serbia dhe udhëhiqet nga Vuçiqi. Kjo listë nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vepron me mjete joligjore kundër Republikës. Ajo punon për ripushtim ose për ndarjen e copëtimin e Kosovës. Këtu duhet përmendur si veprim konkret bllokimin e rrugëve në Bërnjak dhe në Jarinë, vitin e kaluar, veprimet kontrabandiste nëpërmjet Serbisë, të lidhura me subjektet ekonomike kriminale në Kosovë etj.”, thotë ai.

Si ndër armiqtë më të mëdhenj, Kelmendi i përmend policët dhe shumë veprimtarë që punojnë në Kosovë nën diktatin serb.

Tutje shtoi se serbët bllokuan veriun, madje morën pjesë edhe në takime ku vendoset për luftë.

“Në asnjë komunë ku sundon kjo "Listë serbe" nuk respektohet shteti i Kosovës. Nëpër komuna ka flamuj të Serbisë. Asgjë nuk ka të Republikës. Kemi edhe policë, gjyqtarë dhe veprimtarë që janë të punësuar në Kosovë dhe që veprojnë nën diktatin e shtetit serb. Këta janë armiqtë më të mëdhenj të Republikës. Natyrisht se kundër veprimtarive kriminale duhet vepruar. Këtu s’ka rëndësi kombi. Para ligjit janë të njëjtë. Mirëpo, është gjë normale të hapen hetimet kundër veprave kriminale. Ato nuk mund të ndalohen. Kemi vepra penale të "Listës Serbe" të nduarduarshme. Ata bllokuan veriun e Kosovës. Morën pjesë në veprimtari të ndryshme të ndaluara, shih Kriptoëährung". Marrin pjesë edhe në takimet në Beograd ku vendoset për luftë kundër Republikës”, shtoi ai përcjell “Bota sot”.

Lidhjet e tyre me shtetin serb janë të thella

Më tej potencoi se në veri nuk respektohet ligjet e Kosovës, dhe përveç kësaj, ai shtoi se flitet se Rusia nëpërmjet Serbisë ka gjetur edhe elementë shqiptarë që punojnë dhe angazhohen për interesa të tyre.

“Shkojnë aq larg saqë kërkojnë shkatërrimin e shteti dhe pushtimin nga Serbia. Korrupsioni në veti është në nivel të lartë. Atje bëhet kontrabandim i madh me mallra nga Serbia. Këto mallra shiten pastaj nga grupet e ndryshme. Në veri e më gjerë nuk respektohet asnjë ligj i Kosovës etj. Kundër këtyre veprave hetohet. Ndërsa, GoranRakiq, kryetar i "Listës Serbe" kundërshton. Kësaj i bashkëngjiten shumë të tjerë nga minoriteti serb. Nuk shikohen fare pozitat. Shkohet deri atje saqë kërkohet veprimtari e kundërshtimit të përgjithshëm civile kundër shtetit që po vepron kundër krimit. Kjo nuk shkon. Flitet se Rusia nëpërmjet Serbisë ka gjetur edhe elementë shqiptarë që punojnë dhe angazhohen për interesa tjera”, deklaroi Kelmendi.

Tutje deklaroi se lidhjet serbe me Kosovën janë të thella, madje ka edhe politikanë të dyshuar, e disa prej tyre i gjen edhe në mekanizmat analitike të dialogut.

“Vend të veçantë këtu zënë firmat ekonomike dhe tregtare shqiptare që në javë dhe në muaj deri në 50 milionë euro mallra blejnë në Serbi. Lidhjet e tyre me shtetin serb janë të thella. Serbia i merrë nga Kosova deri në 500 a 600 milionë euro në vit. Si të tillë janë element tepër të dyshimtë. Shteti i Kosovës kërkohet t’i hetojë dhe t’i vë në përkujdesje të përhershëm. Kemi edhe politikanë të dyshimtë. Nuk është e imja këtu të përmendi emra. Mirëpo, dua të them se ka të tillë që nga qeveria aktuale janë organizuar edhe në pushtet. Ata i gjen nëpër ministri, në mekanizmat gjoja analitike të dialogut me shtetin serb dhe edhe në grupet e sigurisë së shtetit. Mos të harrojmë informatën e Policisë së Kosovës gjatë kohës sëbllokimit në veri të rrugës se "bllokuesit kishin informata nga organet e policisë mbi punën e tyre”, thotë ai.

Kelmendi shtoi se Kosova po rrezikohet edhe nga grupet fetare ekstremiste, përfshirë edhe kishën serbe që udhëheqë në punën antishtetërore.

“Kjo mjafton, kjo tregon se edhe në polici, në gjykata, siç ishte pjesëmarrja e gjykatës serbe në takimin e sigurisë së shtetit serb, ku udhëhiqte Vuçiqi, ka subjekte fizike dhe juridike antiRepublikë. Veprime këto të ndaluara me ligj. Kjo mjafton për të konstatuar rreziqet. Jo më pak po rrezikohet Kosova nga grupet fetare ekstremiste. E kanë mbushur Kosovën me objekte fetare dhe vendi nuk po mund të merrë frymë lirisht. Kisha serbe udhëheqë në punën antishtetërore. Në çdo veprim të saj gjen ofendime ndaj Republikës, shtetit dhe kombit. Veprohet edhe me veprime antiligjore. Besimet tjera janë forcuar dhe po e çoroditinmendjen e masave. Faktet e tilla tregojnë rrezikun. Ndërsa, qeveria po heshtë. Organet e ndjekjes nuk po veprojnë. Deri kur? Nuk dihet”, përfundoi Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat