Analisti flet për zgjedhjen e Abazoviqit kryeminsitër: Sinjal pozitivë për shqiptarët

Politika

Analisti flet për zgjedhjen e Abazoviqit kryeminsitër: Sinjal pozitivë për shqiptarët

Nga: M.H. Më: 30 prill 2022 Në ora: 14:41
Dritan Abazoviq

Dy ditë më parë, kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi me 45 vota u zgjodh Dritan Abazoviq, ndërsa kundër ishin vetëm tre deputetët socialdemokratë.

Abazoviq është shqiptari i cili do të jetë kryeministër në qeverinë e Malit të Zi.

Urimet nga krerët e Kosovës qenë të shumt, duke filluar presidentja e deri tek liderët e tjerë të qeverisë së vendit.

Në lidhje me zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj.

Ai u shpreh se ardhja e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi, është posaçërisht e rëndësishme dhe pozitive pas një kohe kur kishim një e cila ishte nën ndikimin e serbo-rus.

Image
Leon Duhanaj

Zgjedhja e Kryeministrit të ri Dritan Abazoviç në Mal të Zi, për mendimin tim është një lajm i mirë dhe përben akt pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në me të Kosovës dhe Malit të Zi si dhe në ato multilaterale në regjion e me gjerë. Ardhja e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi, është posaçërisht e rëndësishme dhe pozitive pas një kohe kur kishim një e cila ishte nën ndikimin e serbo-rus dhe z. Abazoviç ishte çelësi i sjelljes së tyre në pushtet, e poashtu edhe çelësi i rënies së tyre nga pushteti”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që ardhja e tij në pushtet është një sinjal pozitivë pasi ai me angazhimet e tij mund të sjellë bashkëpunim edhe më të thellë me shqiptarët.

Mendoj që pas një episodi pak sa të çorientuar z. Abazoviç duket ta ketë gjetur rrugën dhe orientimin e duhur. Ketë nuk e them në pritshmërinë e cila ka mbretëruar këto ditë në opinion duke e cilësuar si Kryeministër shqiptar, sepse unë mendoj që z. Abazoviç është kosmopolit dhe është më shumë qytetarë i Malit të Zi se sa shqiptarë. Kjo ndoshta ka qenë edhe çelësi i ardhjes së tij në krye të vendit dhe ketë edhe do ta dëshmojë në punën dhe angazhimet e tij. Për mendimin tim, kjo nuk është që duhet të na shqetësojë, sepse nuk duhet të kemi pritshmëri që i tejkalojnë këto bindje. Pra kemi të bëjmë me një qytetarë i cili ka bindje kosmopolitane dhe nuk ndjenë ndonjë afri të veçantë me ndonjë komunitet të caktuar, as me atë shqiptarë dhe aktivitetin e tij do të fokusohet mbi këto premise”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat