Alma Lama: Darka e relaksuar mes Kurtit e Vuçiqit, e parakohshme për Kosovën/ Këto janë anët pozitive të takimeve në Berlin

Politika

Alma Lama: Darka e relaksuar mes Kurtit e Vuçiqit, e parakohshme për Kosovën/ Këto janë anët pozitive të takimeve në Berlin

Nga: M.L. Më: 6 maj 2022 Në ora: 10:11
Pamje nga darka Kurti-Vuçiq-Lajçak

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka komentuar takimet në Gjermani të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq me kancelarin Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e tjerë evropian.

Image
Alma Lama

Ish ambasadorja Lama ka deklaruar se Gjermania po bën përpjekje të rikthej rrolin e saj në Ballkan për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë –Serbi.

“Mendoj se Kancelarit gjerman Scholz i cili ka marr detyrën para pak muajsh, po bën përpjekje për rikthimin e rolit të Gjermanisë në Ballkan, e në radhë të parë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë. Pas kritikave të ashpra që ka marr Gjermania në lidhje me raportet e saj me Rusinë dhe varësinë nga gazi rus, si dhe hezitimin për të dërguar armatim në Ukraine, një rritje e rolit si mediator në Ballkan do të ishte një hap shumë pozitiv për imazhin e tij. Nga ana tjetër kemi parë që dialogu ka ngecur prej kohesh dhe kërkon dinamizëm të ri, në kuadrin e zhvillimeve të fundit gjeopolitike.

Prandaj ftoi Kurtin dhe Vuqiç për t`iu kërkuar që të rinisin bisedimet për një marrëveshje. Është me rëndësi që ai përmendi njohjen”, ka deklaruar ajo.

Për Alma Lamën është me rëndësi që kancelari gjerman përmendi njohjen në këto takime, pasi fundi i procesit të dialogut pa njohje nuk ka kuptim, si dhe Kosova mori mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Po ashtu, ajo përmend edhe faktin e darkës së kryeministrit Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq duke thënë se u kërkua sjellje konstruktive nga kryeministri Kurti.

“Nga ana tjetër u kërkua sjellje konstruktive nga kryeministri Kurti, i cili nuk hezitoi të shkonte në darkë me Vuçiqin, edhe pse në të shkuarën ka pasur kushtëzime si ajo e kërkim faljes nga ana e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, dhe gjetjen e të personave të zhdukur. Nga ana tjetër Serbia ka marre mesazhin e lëvizjes drejt marrëveshjes me Kosovën si dhe zgjedhjen me Evropës dhe Rusisë”, ka potencuar ai.

Lama ka thënë se darka e relaksuar ndërmjet Kurtit e Vuçiqi është e parakohshme për Qeverinë e Kosovës pasi Serbia nuk ka bërë asnjë hap për njohjen e krimeve.

“Për mendimin tim darka e relaksuar mes Kurtit e Vuçiqit është e parakohshme për qeverinë e Kosovës, pasi Serbia nuk ka bërë asnjë hap për njohjen e krimeve, ndërkohë deklaratat kundër pas darkës që beri Kurti zhvlerësohen për shkak se ai tregoi me shume gatishmëri sesa duhet për t`i relaksuar raportin me Vuçiqin”, ka potencuar ai.

Si përfundim ish ambasadorja dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se në këtë fazë takimet duhet të zhvillohen vetëm në suaza zyrtare, pasi Serbia mbetet destruktive në veprime dhe diskurs.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat