E etiketuan Kurtin “anti-amerikan”, opozita në siklet të madh – i dalin në pah shpifjet!

Politika

E etiketuan Kurtin “anti-amerikan”, opozita në siklet të madh – i dalin në pah shpifjet!

Nga: A.M. Më: 9 maj 2022 Në ora: 22:38
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kurti, vizitën zyrtare e nisi të premten, ndërsa bashkë me ministren Rizvanolli nisën negociatat me MCC-në për një projekt energjetik, vlera e të cilit pritet të jetë mbi 200 milionë euro. 

Kujtojmë se partitë opozitare iu kanë ‘vërsulur’ Kurtit tash e një kohë duke e kritikuar atë për qasje anti-amerikane. 

Megjithatë, kjo vizitë po bie ndesh me kritikat dhe akuzat e opozitës ndaj të parit të qeverisë. 

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se vizita e kryeministrit Kurti në SHBA, i ka vënë në pah shpifjet e opozitës, e cila e ka treguar fytyrën e saj të vërtet në senacat e fundit të Kuvendit. 

Image
Analisti politik, Gani Qarri

“Vet qëndrimi tash e disa ditë i kryeministrit Kurti, në vizitën zyrtare maratonë në SHBA dëshmon katërçipërisht se të gjitha shpifjet e opozitës së kriminalizuar e cila fytyrën e saj të çoroditur, po e tregon, këto ditë edhe në parlament, janë vetëm trillime të gjetura politike, që nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin, me të cilat, ajo edhe ka mbijetuar për më tepër se një dekadë, në mënyrë të pamerituar në pushtet”, deklaroi ai. 

Sipas, Qarrit vizita e Kurtit dhe Osmanit në Amerikë flet më së miri për veprimet e ulëta delikuente të opozitës, që nga sikleti, ku pa fije turpi gjithë arsenalin e rrugaçërisë së saj po e shpërfaq në Kuvend. 

“Madje duke parë se vizita e presidentes dhe kryeministrit në SHBA, po shoqërohen nga takime intensive me personalitete të shquara të rangjeve më të larta ministrore, parlamentare dhe shtetërore ndërkombëtare, të gjitha deklaratat e gënjeshtërta të opozitës së inkriminuar, e cila e ka sjellë Kosovën buzë greminës me veprimet e saj të kundërligjshme penale dhe inkriminuese duke varfëruar popullsinë në shkallën e skajshme dhe izoluar vendin nga gjithë bota demokratike, flet më së miri për veprimet e ulëta delikuente të opozitës, që nga sikleti, i greminës ku ka rënë, po demonstron tani pa fije turpi gjithë arsenalin e rrugaçërisë së saj edhe në parlamentin e shtetit të Kosovës”, theksoi analisti. 

Më tej, ai tha se shpifjet e opozitës ndaj Kurtit, kinse është anti-amerikan janë hedhur poshtë me vizitat e ktëij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Krahas kësaj, Qarri ia kujtoi PAN-it skandalet dhe dëmtimet që ia bëri Kosovës gjatë qeverisjes, përfshirë tentimin për ndarjen e Kosovës dhe faljen e Çakorrit. 

“Vet kjo vërteton edhe një herë më tepër se sa poshtë kanë rënë rejtingu i opozitës së kriminalizuar edhe me deklaratat e saj të pabazuara, të cilat nuk mund të konsiderohen më, as deklarata, por gënjeshtra gërrditëse dhe shpifje tejet të ulëta se kinse kryeministri Kurti është anti-amerikan, i cili nga opozita gojëfëlliqur, që nga fillimi është përballur me akuza të tilla. Përderisa PDK & Co, gjatë gjithë qeverisjes arbitrare të tyre, shitën e falën dhjetëra mijëra hektar tokë autoktone të Kosovës, mese 2500 hektar FYROM-it dhe 8300 hektar tjerë Malit të Zi, dhe nisëm pazaret me Vuçiqin edhe për faljen e Veriut të vendit tonë Serbisë fashiste, si dhe ndryshimin e kufijve dhe ri copëtimin e Kosovës, për shuarjen përfundimtare të shtetit tonë të brishtë, sikur mos të kishte ardhur me kohë, burgosja e kuislingut Thaçi dhe rrëzuar me votat e popullit Qeveria e PAN-it, e cila paguante edhe firmat franceze me mbi 168 mijë euro, para të taksapaguesve të varfër të Kosovës, për propagandimin e ndarjes së shtetit tonë, kudo në botë”, shpjegoi ai. 

Në fund, analisti tha se tani Kurti e ka vërtetuar se i mbështet SHBA-të dhe vendimet të cilat shkojnë në favor të Kosovës, përmes të cilave nuk rrezikohet sovraniteti. 

“Madje tani po shihet më së miri se kryeministri i Kosovës ka bashkëpunime shumë të mira sidomos me SHBA-të dhe është i hapur për marrëveshje të të gjitha llojeve, por vetëm ato të cilat shkojnë në të mirën e shtetit të pavarur të Kosovës, pa rrezikuar tërësinë territoriale dhe kufijtë e saj shtetëror, në të cilët është vulosur pavarësia e Kosovës nga GJND dhe njohur si shtet i pavarur nga më tepër se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së, pa vepruar si Thaçi & Co, që të shes tokat e vendit dhe rrezikojë edhe vazhdimësinë e shtetit, vetëm për të qëndruar, me çdo kusht në pushtet”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat