Ushtria pa derivate/ Eksperti i sigurisë: Kjo rrezikon sigurinë nacionale!

Politika

Ushtria pa derivate/ Eksperti i sigurisë: Kjo rrezikon sigurinë nacionale!

Nga: A.SH Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:41
FSK

Është raportuar në media se Auditori i Përgjithshëm i Kosovës gjatë një hetimi që ka bërë të dikaster të sigurisë ka gjetur se Ministria e Mbrojtjes nën drejtimin e ministrit, Armend Mehaj, ka pranuar mbi 145 mijë e 26 euro derivate pa praninë e komisionit të autorizuar.

Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala, ka reaguar në lidhje me këtë duke thënë se mungesa e rregullt me derivate për komponenten ushtarake në mënyrë të drejtëpërdrejtë e rrezikon sigurinë nacionale.

Sipas tij, para së të merrej ky vendim është dashur që të kosnultohen me ministrin e Mbrojtjes për të vepruar më tutje në mënyrë të rregulltë.

“Në momentin e marrjes se vendimit nga ana e Ministres për terheqjen e licencës operatorëve për derivate ku njëri nga ata operatorë ekonomik ka funizuar MM dhe FSK-në. Dhe mungesa e rregullt me derivate për komponenten ushtarake në mënyrë të drejtëpërdrejtë e rrezikon sigurinë nacionale duke ndikuar në qëndrushmërinë operacionale e ushtrisë së vendit. Pra para që të merret ky vendim nga ana e Ministrisë është dashur të konsultohet me ministrin e linjës (Ministrin e Mbrojtjes) që përmes marrjes së veprimit të menjëhershëm të lidh marrëveshje me një operatorë të ri për një periudhë emergjente deri sa të gjendet një operator të ri ekonomik përmes procedurës së rregullt të tenderimit”, ka thënë Shala.

Image
Drizan Shala

 

Ai ka shpjeguar edhe ka ngritur disa pyetje rreth kësaj ngjarje.

Ndërsa janë disa pyete tjera që duhet të analizohet dhe të shpjegohen dhe që janë:

- A ka patur keqpërdorime të derivatit brenda MM/FSK -së?

- Nëse ka patur / A janë zhvilluar hetime apo inspektime për të evidentuar këto anomali?

- A ka mekanizëm që mund të krijojë rezervë brenda MM/FSK dhe ky derivat të përdoret për FSK/PK dhe institucione tjera të sigurisë që kështu mos të cenohet siguria nacionale e vendit?

- A duhet të jetë mësim ky "dështim" i mundshëm në planifikim afatgjatë që në situata të tilla mos të kemi zbraztira me furnizim e mos të na paraqiten skenat e mundshme ku ushtarët të dalin nëpër rrugë me kanistera në dorë për të siguruar që makinat e tyre të lëvizin siç patë ndodhur në vitet e ‘97 në Shqipëri?

Gjitha pyetje duhet që niveli qeveritar të mendojë dhe mos të krijojë politika të gabuara për ushtrinë e vendit duke cenuar integritetin dhe operacionalitetin e saj e cila reflekton në sigurinë nacionale të vendit”, përfundon Shala.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat