Shahu i kundërpërgjigjet Mahmutit: LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima e të guximshëm që nuk flisnin skutave

Politika

Shahu i kundërpërgjigjet Mahmutit: LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima e të guximshëm që nuk flisnin skutave

Nga: M.L. Më: 24 maj 2022 Në ora: 23:01
Rexhep Shahu

Publicisti Rexhep Shahu i konsideron si deklarata me hile fjalët e ish përfaqësuesit politik të LDK-së, Bardhyl Mahmuti se Lidhja Demokratike e Kosovës u krijua nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” Shahu ka thënë se, në rrethanat e asaj kohe shqipptarët nuk kane pasur asnjë shans apo mundësi tjetër apo derë tjetër apo parti tjetër.

Deklaratat si flake kashte te Bardhyl Mahmutit se LDK u krijua nga LKJ po bëjnë xhiro dhe po i japin vëmendje Bardhylit se ai atë ka kërkuar.

LDK thotë ai me hile se është krijuar nga LKJ. Kjo është lufta e të dëshpëruarit, për ta përzier pazarin dhe për të mbetur në vëmendje. LDK nuk e ka krijuar LKJ por e kanë krijuar shqiptarët që kane qenë anëtarë të LKJ ose fansa, ose mbështetës ose votues të LKJ. Nuk kane pasur asnjë shans apo mundësi tjetër apo derë tjetër apo parti tjetër shqiptarët bashkë me Bardhylin por nëse do të ishin anëtarë partie ishe anëtar i LKJ se nuk kishte parti tjetër. Edhe në burg të ishe do të ishe pjesë e LKJ, do të ishe jugosllav, titist si në Shqipëri që nuk kishte alternative tjetër ose me partinë e punës dhe Enver Hoxhen ose në burg. Por edhe në burg do të ishe jugosllav, titist apo komunist apo enverist veçse ishe i burgosur se ke bërë gabime. Edhe të ishe i pa parti nuk mund të ishe kundër LKJ, ata që thonë ndryshe gënjejnë. Ata që kanë bërë ndryshe nuk janë gjallë që të mbajnë fjalime patriotike”, ka deklaruar Shahu.

Sipas tij, LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima trima, të guximshëm, patriotë, që nuk flisnin skutave.

Në këtë rast ai përmend Presidentin Ibrahim Rugova.

“Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk e ka krijuar Lidhja komuniste e Jugosllavisë, por e kanë krijuar do shqiptarë trima, të guximshëm, patriotë, do shqiptarë që nuk flisnin skutave, por kishin trimërinë të flisnin në podiume jugosllave me mbrojtë shqiptaret e të drejtat e tyre, siç ka bërë Ibnrahim Rugova si shkrimtar, që nuk shkonin me fole trimërisht e fshehtësish t në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, që nuk e quanin patriotizem e trimëri me shpërnda fletushka e revista të Tiranës që ishin legale, e kanë krijuar leglisht, nuk kanë bërë spiunin, nuk kanë qenë enveristë nuk kane hyrë në burg se kanë dashtë Enverin, nuk kane hyrë në burg se kane shpërndarë fjalimet e Enver Hoxhes”, ka theksuar Shahu.

Ai ka potencuar se LDK-në e kanë krijuar shqiptaret secili në mos më i mirë e trim e patriot e atdhetar se Bardhyl Mahmuti, të paktën të gjithë të barabartë në trimëri me të.

LDK e kane krijuar shqiptarët e jo serbët dhe në LDK janë anetarësuar shqiptarët e jo serbet dhe secili prej anëtarëve të LDK është, në mos më i mirë se Badhyl Mahmuti, të paktën i barabartë me të.

Bardhyl Mahmutit askush nuk ia mohon kurrë asnjë meritë por edhe ai nuk është linde nga sqetulla e as nuk është Zoti për me gjykua e diferencua të tjerët.

Ai shtet jugosllav ka qenë edhe shteti i shqiptarëve për mbi 80 vjet, ai shtet jugosllav ka ndërtuar e ka rregulluar edhe jetën e shqiptareve për mbi 80 vjet, ka burgos e ka dënuar shqiptare, ka punësuar shqiptarë edhe në punë të mira se jo në gjithë zyrat e shtetit jugosllav ne Kosove kane qene te serbeve, ai shtet ka bere ato që janë bërë në Kosove për mbi 80 vjet dhe në këto 80 vjet këto shqiptarë kane qenë e janë aty si Bardhyli e gjithë Bardhylat”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat