Vrasjet politike/ Analisti tregon detajet e fillimit të tyre – ja pse nuk u hetuan asnjëhere!

Politika

Vrasjet politike/ Analisti tregon detajet e fillimit të tyre – ja pse nuk u hetuan asnjëhere!

Nga: M.H. Më: 28 maj 2022 Në ora: 19:05
Viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Një nga temat që mbetët ende engimë për opinonin publik, është moszbulimi i vrasjëve politike në vendin tonë.

Ndërsa ata të cilët që kanë pësuar më së shumti janë zyrtarët politikë të LDK-së.

Së fundmi në lidhje me vrasjet politike është deklaruar Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për disa vrasje të pasluftës ku kanë pësuar zyrtarët e LDK-së.

Ai thotë se kushdo që i ka bërë ato vrasje ka pasur qëllime anti-shtet dhe anti-shqiptare.

Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimisht nuk ka dashur t’i hetojë ato raste në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore. Pastaj qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj”.

Unë nuk kam asnjë dilemë që ato vrasje kanë motive anti-shqiptare, anti-shtet dhe për të krijuar përçarje”, tha ai.

Në lidhje me këtë temë ka folur në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik, Rexhep Shahu.

Ai u shpreh se vrasjet politike të shqiptarëve ishin pamja më e shëmtuar e luftës dhe pasluftës, që i shërbeu dhe shërben armiqve të shqiptarëve.

Gjithashtu analisti shton që vrasjet politike u bënë në modelin e Enver Hoxhes që vrau kundërshtare politike dhe shokët e tij për pushtet.

Image
Rexhep Shahu

Është proces, nuk bëhet me fushatë zbulimi i vrasjeve politike. Vrasjet politike të shqiptarëve ishin pamja më e shëmtuar e luftës dhe pasluftës, që i shërbeu dhe shërben armiqve të shqiptarëve për t'i etiketuar shqiptarët si të trashe, të egër, që vrasin njeri tjetrin, që s'dinë as mundin të bëjnë shtet, as nuk mund të jetojnë të pavarur. Vrasjet politike u bënë në modelin e Enver Hoxhes që vrau kundërshtare politike dhe shokët e tij për pushtet. Asgjë e re dhe e pa ndodhur nuk ka ndodhë në Kosovë lidhur me vrasjet e figurave të LDK”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, analisti thekson vrasjen e Fehmi Aganit që u vra nga serbët duke potencuar që këto vrasje normalisht ishin anti shtetërore e anti pavarësisë por në thelb vërtetonin tezat serbe se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet.

Serbët vranë Fehmi Aganin dhe në atë model u veprua që të eleminonin më të rëndësishmit. Natyrisht që ishin anti shtetërore e anti pavarësisë, por në thelb vërtetonin tezat serbe se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, dhe siç thoshte Vlladan Gjorgjeviq, “na i jepni shqiptarët t'i kulturojme në serbët, e pas 100 vjetëve ua japim një autonomi kulturore”, thotë analisti.

Në fund, ai thotë që vrasjet politike të shqiptarëve veç sa u japin të drejtë përcaktimeve të armiqve të shqiptarëve.

Vrasjet politike të shqiptarëve veç sa u japin të drejtë përcaktimeve të armiqve të shqiptarëve. Dhe ndoshta është rasti të thuhet me forcë se asnjë njeri i gjallë nuk e ka tapinë e lirise e pavarësisë së Kosovës dhe Kosova e asnjë shqiptar nuk është peng i nderit para asnjë shqiptari të gjallë”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat