Kelmendi: Kuvendi i Shqipërisë duhet të nxjerrë rezolutë mbi gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Politika

Kelmendi: Kuvendi i Shqipërisë duhet të nxjerrë rezolutë mbi gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Nga: M.H. Më: 30 maj 2022 Në ora: 17:51
Kuvendi i Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëra vazhdojnë herë pas herë të kenë tensione mes vete, kjo sepse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdimsi ka kërkuar arsyje ta “sulmoj”, kryeministrin, Albin Kurti.

Mirëpo ajo se çfarë më së shumti po vazhdon të prek qytetarët dhe liderët e Kosovës, është miqësia që Rama ka me Vuçiqin.

Së fundmi deputeti Enkelejd Alibeaj njoftoi sot se ai bashkë me disa deputetë kishin depozituar një draft rezolutë në Kuvend, për dënimin e masakrave dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Por nëse do të votohet apo jo mbetët të shihet në ditët në vijim.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se Shqipëria duhet ta miratoj këtë rezolutë në mënyrë që të fuqizojë raportet me Kosovën.

Sipas tij vet Kuvendi i Kosovës në vitin 2019, nxorri Rezoluten mbi gjenocidin serb në Kosovë dhe e krijoi Tribunalin për gjenocid dhe se kështu do të veproë edhe Shqipëria.

Si shtet i gjithe shqiptareve, Shqipëria ishte gjatë kohës në anën e lëvizjes çlirimtare në Kosovë. Shumë herë e ka dënuar dhunen dhe terrorin, aktet gjenocidiane në Kosovë. Edhe tash pritet të veproi në formën e njejtë. Shpejtë pritet të diskutohet nga kuvendarët e shtetit shqiptarë çështja e gjenocidit serb në Kosovë. Vetë Kuvendi i Kosovës në vitin 2019, nxorri Rezoluten mbi gjenocidin serb në Kosovë dhe e krijoi Tribunalin për gjenocid. Besoj se kështu do të veproë edhe Shqipëria. Nuk ka arsye që Shqipëria mos të dënoj. Shembulli i veprimit të Kuvendit të Kosovës është dhe duhet të jetë bazë e veprimit të Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Profesori thotë më tej që tensionet mes dy vendeve duhet të kalohen sepse kërkohet tashmë një raport i ngushtë mes vete.

Vota kundër Rezolutës në Tiranë nuk mund të kuptohet. Është humbje e madhe për shqiptarët mos nxerrja e Rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë. Asnjë fakt nuk duhet të ndaloi Kuvendin nga kjo nxerrje e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë. Dihet se konfliktet në Kuvend të Shqipërisë janë të ashpra. Lufta politike ndërmjet pozitës dhe opozitës është e ashpër. Inatet janë thelluar dhe kanë marrë dimensione të gjera. Mirëpo, kjo nuk duhet të ndaloi Kuvendin në nxerrjen e Rezolutës. Përkundrazi! Rezoluta e tillë duhet të bashkojë pozitën dhe opozitënn në Tiranë”, thotë profesori.

Në fund, profesori thekson që ikja nga dënimi i gjenocidit serb në Kosovë nuk guxon të ndodhi në Kuvend

Bashkimi në këtë temë tregon unitetin e kombit dhe pikëmbështetjen e përbashkët të të ardhmes se shqiptarëve. Ikja nga dënimi i gjenocidit serb në Kosovë nuk guxon të ndodhi në Kuvend. Ashtu tregohet një konflikt i ashpër dhe ndarje nga Kosova. Kjo nuk ndikon me unitet politik dhe kombëtar, por në ndarjen e kombit dhe në grimëcimin politik të çështjes”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat