“Më lehtë puthen me Vuçiqin”/ Deputetët e Ramës mohojnë gjenocidin e Serbisë në Kosovë për ta çuar përpara projektin “Open Balkan”

Politika

“Më lehtë puthen me Vuçiqin”/ Deputetët e Ramës mohojnë gjenocidin e Serbisë në Kosovë për ta çuar përpara projektin “Open Balkan”

Nga: M.L. Më: 2 qershor 2022 Në ora: 10:22
Varrimi i viktimave të Masakrës së Reçakut

Dy ditë më parë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq u betua paturpshëm se do “të mbrojë dhe ruaj Kosovën në sovranitetin e Serbisë”.

Por kjo gjë duket sikur nuk i bën fare përshtypje udhëheqjes politike në Shqipëri të cilët janë bërë “marioneta” të përkryera të presidentit serb, shkruan "Bota sot".

Servilizmi i tyre ndaj Vuçiqit, Serbisë e projektit famkeq “Ballkani i hapur”, shkon aq larg, shkon deri tek mosnjohja e krimeve të luftës të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

Image
Ambasadori William Walker në Reçak

Kështu, për nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, opozita mori iniciativën e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, për shkak se është kundër projektit “Ballkani i Hapur”.

“Është si modë për të bërë rezoluta dhe kjo është hipokrite se është një instrument për t’i rënë ndesh “Open Balkan”, sepse dihet që opozita është kundër këtij projekti”, ka deklaruar ajo.

Për publicistin Rexhep Shahu, kjo deklaratë dhe deklaruesja janë fytyra e vërtet e pushtetit në Shqipëri.

Image
Rexhep Shahu

“Ajo Deklaratë dhe artikuluesja e saj fatkeqësisht janë fytyra e pushtetit të sotëm në Shqipëri, fatkeqësisht këtu ka ra niveli i kombëtarizmit të pushtetit në Shqipëri saqë bën me turp çdokënd që ndjehet shqiptar. Si dikur që internacionalizmi sundonte e udhëhiqte në Shqipëri sot udhëheqin po te tille globaliste internacionaliste që ende thonë miqtë kosovare e vëllezërit kineze. Për hir të globalizmit internacionalizmit, të Open Ballkanit fshijnë çdo gjë kombëtare”, ka thënë Shahu për “Bota sot”.

Sipas Shahut, lideri socialist do më shume miqësi me Serbinë dhe përmirësim të imazhit të Serbisë së sa punët e shqiptarëve.

Ai ka theksuar se deputete si Felaj nuk e dinë çfarë është kombi e atdheu dhe se nuk e kanë dert nëse e damkosin vendin me deklarata antikombëtare.

“Telallja që bëri atë deklaratë fatkeqësisht nuk i kupton fjalët që thotë se aq poshtë ka rene niveli i deputetëve shqiptarë aq shumë e kanë poshtëruar emrin deputet sa të vjen turp. Deputetë të tilla nuk dinë çfarë është kombi e atdhe ata dinë marka rrobash e parfumesh. Nuk e kanë dert pse damkosin vendin me deklarata banale dhe antikombëtare. Urrejtja kundër njeri tjetrit i bën që më lehtë të puthen me Presidentin e Serbisë së me opozitarët në Tiranë. Deputetë të tilla kanë fshirë çdo gjë kombëtare, çdo ndjenjë patriotike”, ka përfunduar Shahu.

Lidhur me këtë ka reaguar se Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mohim të gjenocidit serb në Kosovë.

Sipas Berishës, refuzimi i rezolutës së opozitës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga Rama për shkak të ”Ballkanit të Hapur” është akti antikombëtar, më i rëndë pas dorëzimit të Kosovës te serbët nga Enver Hoxha.

“Rama mohon gjenocidin serb ne Kosovë! Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiçit Edi Rama për shkak të Ballkanit të Hapur është akti antikombëtar më i rëndë pas dorëzimit të Kosovës tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosovë. Mohimi i gjenocidit është krim i shëmtuar”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat