Kelmendi: Kosova kërkohet që të përgatit për qëndrimet dhe veprimet shoveno-fashiste serbe

Politika

Kelmendi: Kosova kërkohet që të përgatit për qëndrimet dhe veprimet shoveno-fashiste serbe

Nga: M.H. Më: 6 qershor 2022 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Kosova dhe Serbia po vazhdojnë të jenë temë e pazgjidhur edhe nga ndërkombëtarët.

Mosarritja e një marrëveshje për të normalizuar raportet mes vete po arrinë të sjellë tensione të mëdha mes vete.

Janë liderët serbë ata që në vazhdimsi po kërkojnë konflikte për të nxitur të reagoj Kosova.

Në lidhje me këtë temë ka folur profesori Muhamet Kelmendi, i cili u shpreh se Vuçiq dhe Daçiq janë kriminel të pa dënuar dhe në vazhdimsi në deklaratat et yre kemi pikëpamje shoviniste dhe tendencioze për Kosovën.

Vuçiq dhe Daçiq vijnë nga një plejadë e politikanëve serbë me pikëpamje shoviniste dhe ata nuk ndryshon në raporte me Kosovën. Këta i takojnë grupit që mbanë përgjegjësi për dhunën e terrorin serbomadh mbi shqiptarët dhe si i tillë kërkohet dhe duhet të dënohet si kriminel. Por, jo vetëm këta të dy kriminel, por edhe Vulin, me shumë të tjerë në pushtet. Këta janë kriminel të pa dënuar dhe nuk pritet që këta të ndryshojnë. Këta nuk resocializohen. Këtej nuk mund të priten deklarata dhe qëndrime tjera nga klani kriminal i Vuçiqit”, u shpreh ai.

Profesori më tej thotë që çdo kund duhet të kërkohet përgjegjësi penale dhe civile në fushën e dëmit të shkaktuar,sikundër edhe financiare nga shteti serb.

Kosova kërkohet që të përgatit për qëndrimet dhe veprimet shoveno-fashiste serbe. Në çdo takim kërkohet qartësi te qeveritarët nga Kosova në fushën e luftimit të krimit dhe të gjenocidin serb. Çdo kund duhet të kërkohet përgjegjësi penale dhe civile në fushën e dëmit të shkaktuar,sikundër edhe financiare nga shteti serb. Qartë kërkohet të tërhiqet diagonalja për shqiptarët në Luginën e Preshevës me kërkesat serbe në Kosovë për ndonjë asociacion. Shqiptarët kanë humbur mjaftë gjatë historise dhe kursesi nuk lejohet që edhe tash të humbin tokë dhe popull”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat