“Nervozizmi i Ramës ndaj vrasjeve, e gjenocideve serbe në Kosovë”/ Zëdhënësi i Vuçiqit e Serbisë

Politika

“Nervozizmi i Ramës ndaj vrasjeve, e gjenocideve serbe në Kosovë”/ Zëdhënësi i Vuçiqit e Serbisë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 11 qershor 2022 Në ora: 11:56
Edi Rama - Foto ilustrim "Bota sot"

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar të mërkurën në Ohër, në samitin “Ballkani i hapur”. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut tashmë janë anëtare të kësaj nisme, derisa pjesë e saj së vëzhguese ishin edhe Bosnja dhe Mali i Zi, kundër kategorikisht është shteti i Kosovës.

Gjithashtu në këtë samit u nënshkruan katër marrëveshje mes vendeve anëtare.

Kësaj nisme i ka dalë në mbështetje edhe përfaqësuesi amerikan për Ballkanin, Daniel Escobar, duke thënë se e mbështesin një iniciativë të tillë, vetëm si të barabartë dhe nëse marrin pjesë që të gjashtë vendet ballkanike, dhe vetëm si një projekt ekonomik, dhe jo politik.

Po ashtu është raportuar një përgjigje nga DASH-i për mediat në Kosovë, në të cilën thuhet se Ballkani Perëndimor është një potencial për investime, pasi përbën një popullsi prej rreth 20 milionë banorë.

“Bashkëpunimi më i ngushtë dhe më i integruar në të gjithë Ballkanin Perëndimor do të tërheqë investime në energji, banka, prodhim, shërbime dhe sektorë të tjerë në një treg prej 20 milionë punëtorësh dhe klientësh të arsimuar në zemër të Evropës”.

“Shtetet e Bashkuara i mbështesin këto dhe nisma të tjera plotësuese, të cilat kolektivisht thellojnë bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe avancojnë rrugën evropiane”, kishte deklaruar ky zëdhënës i DASH-it për REL-in.

Gjatë konferencës për media gazetarët patën mundësinë të bëjnë pyetje rreth “Ballkanit të hapur”, por që disa nga pyetjet nuk i pëlqyen kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Pyetjet për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, e nervozuan kryeministrin Rama.

Pse Rama bën reagime të tilla kur flitet për gjenocidin serbë mbi shqiptarët e Kosovës?

Analisti Rexhep Shahu për “Bota sot” thotë se Rama i shërben marrëzisë së vet.

“Rama është kontrapetal, që i shërben marrëzisë së vet”.

Mehazi: Nervozizmi i Ramës, buron narkomania, si diler droge

Image
Profesori Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi thotë se edhe njëherë u pa qartë se besniku presidentit serb, është Edi Rama, me reagimet e tij.

“Se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është besniku i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, u vërejt edhe në Ohër para mediave të shumta, kur u pyet nga gazetari për vrasjet, e gjenocidet serbe në Kosovë aq u nervozua sikur me qenë kryeministër i Serbisë e jo i Shqipërisë, kurse në anën tjetër kur gazetari i Klan Maqedonisë, Vuçiqit ia përmend Republikën e Kosovës, presidenti serb reagon duke mohuar Republikën e Kosovës me një emër tjetër, Kosovo dhe Metohia, ndërsa Rama në vend që t'i reagonte Vuçiqit për shkak të mohimit të mëvetësisë së Kosovës, ai e bën të kundërtën, pranon fjalët mohuese të presidentit serb ndaj Kosovës. Ky nervozizëm i Ramës ndaj gjenocideve serbe na jep sinjale të qarta se pse Parlamenti i Shqipërisë votoi edhe kundër gjenocidit serb në Srebrenicë”.

Sipas tij, nervozizmi që bëri Rama, e ka kuptimin e varësisë nga Vuçiqi i Serbisë.

“Nervozizmi i Ramës ndaj vrasjeve, dhunimeve, gjenocideve serbe në Kosovë e Bosnjë e ka kuptimin e zëdhënësit të presidentit të Serbisë, e ka kuptimin e varësisë nga Vuçiqi i Serbisë, e ka kuptimin e një narkomani që është i varur ndaj dileri i drogës, Vuçiq”, përfundoi Mehazi.

Kelmendi: Demagogjinë e Edi Ramës e kanë kuptuar shqiptarët

Image
Profesori Muhamet Kelmendi.

Kritika dhe vlerësimi negative për reagimin e ulët të Kryeministrit të Shqipërisë jep edhe profesori Muhamet Kelmendi.

Ai thotë se fakti që Edi Rama po bashkëpunon me kriminelin Vuçiq tregon se ku ka mbërritur morali kombëtar i personalitetit të parë të shtetit shqiptar.

“Sot, në Ohër, në pyetje të gazetarëve, lidhur me vrasjet, terrorin dhe gjenocidin serb, mbi shqiptarët në Kosovë, z.Edi Rama u bë shumë nervoz dhe u gjind në pozitë të palakmueshme. Z. Rama lëvizte nga vendi. Goja i qite fjalë e fjali të pakuptimta dhe bënte belbëzime marramendëse. Fakti se z.Rama po bashkëpunon me kriminelin Vuçiq tregon se ku ka mbërritur morali kombëtar i personalitet të parë të shtetit shqiptar”, thotë ai.

Ai më tej përmend krimet, të cilat i ka kryer Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhe gjenocidin që e ka bërë mbi popullin e Kosovës, andaj me këtë kriminel po bashkëpunon Rama rreth “Ballkanit të hapur”, e po e kritikon Kosovën.

“Në Kosovë, vetëm gjatë viteve 1998/99 janë vrarë fëmijë gra dhe burra, mbi 13 mijë veta. Po në këtë kohë u përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare. U shkatërruan 150 mijë objekte social-kulturore, shtëpi dhe objekte tjera shoqërore e shtetërore. Ndërsa, mbi një milionë shqiptarë me rrahje e plaçkitje, të zbathur dhe të uritur i dëbuan në këmbë jashtë Kosovës. I tërë ky terror dhe gjenocid u bë nga grupi kriminal i Sllobodan Millosheviçit, grupit të të cilit i takonte edhe krimineli Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq. Mu me këtë kriminel po bashkëpunon z.Rama në krijimin e "Ballkanit te Hapur". Natyrisht se e kritikon Kosovën pse nuk bëhet anëtar”, shton ai.

Sipas tij, Rama nuk dëshiron që t’i përmendin faktet se Serbia ka kryer krime në Kosovë.

Ai shton se Kosova duhej të merrte pjesë si vëzhguese, jo si anëtare, për t’ia thënë të gjitha presidentit serb Vuçiq.

“Mirë kishte me qenë që Kryeministri i Kosovës të merrte pjesë si vëzhgues në samitin e Ohrit ose në samite të tjera. Kjo, jo për t’u anëtarësuar, por për të treguar se kush është krimineli Vuçiq dhe çfarë gjenocidi është bërë mbi shqiptarët. Flitet për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave e shërbimeve e të financave, ndërsa në Serbi, nëpër varre masive, gjinden edhe 1600 shqiptarë të mbytur mizorisht. Për këta nuk ka lëvizje të lirë, ndërsa për të gjallët, qenka Vuçiq që e lehtëson! Këto fakte e lëndojnë shumë z.Rama. Edi Rama nuk dëshiron t’ia përmendin këto fatkeqësi të kombit shqiptar. Kjo është sikur fjala popullore, që thotë "Mos u bëjë më papë se papa", Edhe Edi Rama mendon kështu. Ai nuk dëshiron të shohë të kaluarën. Mendohet as të tashmen. Thjesht, përgatitet për ndonjë (...).!!??”, shprehet tutje Kelmendi.

Profesori, në fund vë në pikëpyetje se çka fiton Shqipëria nga “Ballkani i hapur”, derisa atje as shumë pak ka mallra të cilat i merr tregu serb, maqedon apo edhe ai malazez.

“Por çka fiton Shqipëria?

“Mashtrimi është i ashpër dhe i rëndë. Fermerët shqiptar shumë pak kanë mallra që mund t’i merr tregu serb, ai maqedon a malazez. Mallrat nuk mjaftojnë as për vendasit. Ndoshta, bëhet kjo për "grurë"!!??

Prodhime tjera nuk ka. Shikuar kështu dihet pse bëhet Edi Rama nervoz! Ai e dine se shqiptarët nga Kosova nuk e përkrahin. Me siguri ka përqindje të madhe që nuk e përkrahin edhe në Shqipëri. Dhe, i gjendur kështu, kuptohet pse kemi nervozizëm dhe demagogji për të mirat që po i sjellka "Ballkani i hapur", përfundon profesori Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat