Vjen paralajmërimi për Serbinë/ Ky është skenari që pritet të ndodh pas vizitës së Scholz - ja pse do të shuhet “Ballkani i Hapur”!

Politika

Vjen paralajmërimi për Serbinë/ Ky është skenari që pritet të ndodh pas vizitës së Scholz - ja pse do të shuhet “Ballkani i Hapur”!

Nga: M.H. Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:43
Olaf Scholz dhe Albin Kurti

Javën që po lëmë pas Kosovën vizitoi kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari kishte planifikuar një vizitë dy ditore në gjith Ballkanin, e që e filloi në Prishtinë me kryeministrin Kurti.

Kjo vizitë padyshim që sjelli sinjale pozitive për vendin tonë dhe dërgoi mesazhe të qarta për Serbinë.

Scholz u shpreh se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë duhet të marr fund, dhe sipas tij nuk mund të ketë anëtarësim nga asnjëri shtet nëse nuk ka njohje reciproke.

Përveç kësaj kancelari paralajmëroi se do ta mbështes Kosovën në temën e liberalizimit të vizave duke theksuar që tashmë kushtet janë plotësuar.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se të pasurit aleat një shtet si Gjermania është një fat i mirë për Kosovës, pasi e njejta është një vend I fuqishëm në Bashkimin Evropian.

Profesori theksoi që kancelari Scholz u shfaq në një linjë me paraardhësen e tij, zonjën Merkel, por pak më i qartë dhe më i prerë.

Image
Enver Bytyçi

Është fat i madh që Europa ka një Gjermani të fuqishme dhe demokratike. Por këtë fat e ndan edhe Kosova. Pa Gjermaninë Kosova sot mund të ishte e copëtuar. Mund të kishte përfunduar e ndarë midis Serbisë dhe Shqipërisë. Por është shans edhe për një arsye tjetër: Gjermania është i vetmi vend i fuqishëm që vepron sipas principeve, të drejtës dhe më pak se vendet e tjera bazuar në interesat gjeostrategjike të saj.

Ky tipari i fundit bën që Berlini të jetë më afër halleve, problematikave dhe zgjidhjes së drejtë të konflikteve në Ballkan. Dhe dihet tashmë se pjesë e konflikteve në Ballkan është edhe ai midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë konflikt kancelari Olaf Scholz u shfaq në një linjë me paraardhësen e tij, zonjën Merkel, por pak më i qartë dhe më i prerë. Kjo sjellje e tij dëshmon se i ka ardhur fundi konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.

Mesazhi që kancelari gjerman i dërgoi Serbisë

Profesori vazhdon duke shpjeguar rëndësinë që kjo vizitë ka pasur për Kosovën, duke theksuar edhe Samitin në Selanik që mbajti në krahun e tij presidenten Osmanin, e që ishte një sinjal i qartë për Vuçiqin dhe Ramën.

Në Serbi ishte i pari politikan me emër europian që paralajmëroi presidentin e vendit se Serbia nuk mund t’i bashkohet Europës nëse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, shtoi tutje Bytyçi.

Për fat të mirë Scholz e nisi vizitën e tij në Prishtinë, për të shkuar më pas në Beograd. Radha e vizitave ka shmë rëndësi, sepse në këtë rast ai ka dërguar në Beograd edhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë që po të vizitonte Beogradin do të sillte në Prishtinë opinionin dhe qëndrimin e liderëve të Serbisë. Që këtu fillon sjellja bazuar në parimin e së drejtës. Por jo vetëm kaq! Scholz në Selanik e mbajti Vjosa Osmanin në krahun e tij, së bashku me nikoqirin grek. Ishte kjo një sinjal i qartë për Vuçiq, Ramën dhe pjesmarrësit e tjerë në atë samit. Aleati mbahet në krah, ndërsa kundërshtari mbahet përballë (Vuçiq) dhe hileqari (Rama) lihet në një cep të tavolinës.

Këto simbolika u shoqëruan me porosi konkrete nga ana e kancelarit gjerman. Në Kosovë foli për konsolidimin e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit dhe dha porosi që të vazhdohet dialogu me Serbinë. Por nuk dha asnjë recetë të mundshme për asosacionin, apo tjëtër çfarë. Në Serbi ishte i pari politikan me emër europian që paralajmëroi presidentin e vendit se Serbia nuk mund t’i bashkohet Europës nëse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Edhe kur një gazetar serb e pyeti dhe i tha se ju jeni i pari që po artikuloni një kërkesë të tillë, ai u përgjigj: “Është në të nirën tuaj ta dëgjoni këtë nga unë”, shpjegoi profesori.

Në bised e sipër, Bytyçi shton që Serbisë o është bërë e qartë kërkesa për njohje të Kosovës dhe se presioni ndaj Beogradit për Rusinë iu janë shtuar edhe më shumë.

Por në Serbi Scholz shkoi edhe për të qortuar autoritetet e këtij vendi për aleancën që vazhdojnë ta ruajnë e ta forcojnë me Rusinë. Kjo është dhe do të jetë vija e ndarjes së Serbisë me Bashkimin Europian, përkatësisht me Gjermaninë. A mundet që Beogradi ta injorojë kërkesën e kancelarit gjerman, kur investimet më të mëdha në Serbi i ka Gjermania?! Kam lexuar shpesh analistë ta kritikojnë Berlinin se “po e ndihëmon Serbinë me investime dhe Kosovën jo“! Investimet gjermane shoqërohen me ndikimin e Gjermanisë. Në Kosovë ndikimi gjerman është aty. Dhe vjen një ditë kur investitorët nga vendi më i fuqishëm i Europës do të kenë akses të plotë.

Nga gjithë sa u tha dhe u bisedua gjatë vizitës së kancelarit Scholz do të mbeten dy çështje në mendje: Kërkesa e qartë dhe pa maskë për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, madje dukej si kërkesë e pakushtëzuar me ndonjë kompromis të Kosovës. Dhe e dyta, kërkesa dhe presioni ndaj Beogradit për t’i vendosur sanksione Rusisë. Në këtë pikën e dytë Vuçiq e rëndoi pozitën e tij, kur i përmendi rastin e Kosovës si rast kur nuk u zbatua e drejta ndërkombëtare. Sepse Scholz e di se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë vendimin e saj pozitiv për këtë akt”, thekson ai.

“Open Ballkani”, do të harrohet

Përmendja e Procesit të Berlinit sipas profesori arkivon iniciativën e “Open Ballkanit”.

Këtyre dy çështjeve Vuçiq nuk mund t’u largohet. Por mesa shoh edhe Open Balkan do të arkivohet nga vjeshta. Kancelari Scholz ka vendosur, siç e përmendi, të rikthejë Procesin e Berlinit. Dhe ekzistenca e Ballkanit të Hapur do të jetë e pa kuptim”, potencon profesori.

Në fund, ai bënë një përmbledhje të takimeve të liderëve të Kosovës, duke shtuar që një lidhshmëri dhe takime të rëndësishme të njëpasnjëshme nuk kanë ndodhur më herët.

Ajo që unë vlerësoj në këtë vizitë lidhet me faktin se kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe autoritetet e Kosovës po luajnë me mjeshtri në politikën e Jashtme. Ata janë bërë faktorë të pakontestueshëm. Në të njejtën ditë në Prishtinë Kurti priti kancelarin gjerman. Të nesërmen presidentja Osmani ndenji në krah të tij në Selanik. Dhe po atë ditë zonja Gërvalla qëndroi me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken! Ndërsa kryetari i parlamentit takoi autoritetet më të larta të Austrisë. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë tjetër”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat