Kjo është pasuria e Sami Lushtakut e deklaruar më 2022, ja çfarë ndodhi me shtëpinë e 320 mijë eurove

Politika

Kjo është pasuria e Sami Lushtakut e deklaruar më 2022, ja çfarë ndodhi me shtëpinë e 320 mijë eurove

Nga: M.L. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:58
Sami Lushtaku

Agjencini Kundër-korrupsion ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Kësaj radhe ju sjellim të dhënat mbi pasurinë e Sami Lushtakut, nënkryetar i Komunës së Skenderajt.

Lushtaku në vitin 2022 ka të deklaruar tokë nga privatizimi në vitin 2006 me sipërfaqe 500 mijë m2 në vlerë 500 mijë euro.

Nënkryetari i Skenderajt posedon po ashtu edhe tokë me sipërfaqe 30 mijë m2 të trashëguar, e cila kap vlerën 90 mijë euro.

Ai ka të deklaruar pagën mujore në vlerë prej 815 eurove dhe Pensionin invalidor 3 mijë 600 euro në vit.

Krahasuar me vitin 2017 kur ishte kryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku këtë radhë nuk e ka të deklaruar shtëpinë me sipërfaqe 250 m2 të trashëguar nga viti 1994 që kap vlerën 320 mijë euro.

Në sqarim për këtë thuhet: Është bërë kontratë për shitje të shtëpisë me vlerë 250,000.00€, blerësi është R.Sh ende të papaguara. Të dhënat tjera janë të ngjashme me deklarimin që është bërë.

Nga ana tjetër, ai ka të deklaruar edhe në vitin 2017 tokën prej 500 mijë m2 nga privatizimi në vitin 2006 e që kap shifrën 500 mijë euro.

Një banesë prej 75 m2 Sami Lushtaku e ka bartur në emër të djalit të tij.

Nga paga si kryetar komune Lushtaku merrte 12 mijë e 600 euro në vit kurse nga pensioni invalidor 2 mijë e 400 euro në vit.

Image
Pasuria e deklaruar e Sami Lushtakut
Image
Pasuria e deklaruar e Sami Lushtakut
Image
Pasuria e deklaruar nga Lushtaku në vitin 2017
Image
Pasuria e deklaruar e Lushtakut në vitin 2017
Image
Pasuria e deklaruar e Lushtakut në vitin 2017

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat