Nuk janë veteranët!/ Ja kush po qëndron prapa protestave - paralajmërohet Kurti për këtë gjë!

Politika

Nuk janë veteranët!/ Ja kush po qëndron prapa protestave - paralajmërohet Kurti për këtë gjë!

Nga: M.H. Më: 18 qershor 2022 Në ora: 22:04
Pamje nga protesta

Ditët e fundit nnjë nga temat më aktuale në vendin tonë, mbetën paknaqësitë e veteranëve në mospërfshirjen në pagën minimale.

Përfaqësues të Organizatë së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), më vazhdimsi po paralajmërojnë protesta të radhës, ani pse kryeministri Kurti po kërkon të arrihet një kompromis mes tyre

Kryeministri Kurti, ftoi gjatë ditës së djeshme në takim përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, për të biseduar në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, por të njejtit nuk arritën të kuptohen.

Ata menjëhere pas takimit paralajmëruan protesta të radhës.

"Me kryeministrin nuk u dakorduam sepse ne kërkuam që të kthehet pika 3.1 të cilën e ka ndryshuar kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës me të cilën është larguar benificioni i veteranit të luftës që me ligj përcakton se nuk mund të jetë më pak se paga minimale. Ne i thamë që kërkojmë që kjo pikë të kthehet dhe në seancat që do të mbahen ne do të mbajmë protesta derisa kjo të rregullohet", ka thënë Klinaku, pas takimit.

Mirëpo ajo se çfarë po merr vëmendjen është mbështetja që veteranët po marrin nga partitë opozitare.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se lista me 60 mijë veteranë është hartuar nga Thaçi dhe Haradinaj përvota dhe se në këtë listë kemi shumë persona që nuk kanë qenë fare në luftë.

Image
Enver Bytyçi

Profesori përmend, Fatos Klosin i cili është veteran mirëpo në të njejtën kohë ka qenë në detyrë tek institucionet e Shqipërisë, duke mos lënë anash edhe Baton Haxhiun.

Lista me 60 mijë veteranë që hartuan Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj për vota, është trashëgimia e rrënimit të buxhetit dhe shtetësisë së Kosovës. Hashimi dhe Ramushi e dinin se pushteti do të shkonte te Vetëvendosja dhe Lista Guxo. Ata e kishin të qartë se Albini do të ishte kryeministër dhe Vjosa president. Dhe hartuan skenarin e minës me sahat kundër qeverisë së ardhshme. Hartuan një listë me 60 mijë veteranë, të cilën e legalizuan dhe tani thonë se është gjykata ajo që vendos nëse këta janë ose nuk janë veteranë. Nuk ka intrigë më të rrezikshme dhe kërcënuese për Kosovën sesa kjo. Merre me mend: Veteran është edhe Fatos Klosi, edhe pse ai ka kryer detyrën në institucionet e Shqipërisë! Nuk e di, por mund të ketë veteranë edhe nga lista e personave të shpallur për ekzekutim. Ndoshta edhe Baton Haxhiu është veteran, pavarësisht se UÇK e kishte në listë për eleminim. Dhe tashmë të gjitha raportet flasin për një numër të UÇK-së të të dy fraksioneve me më së shumti 12.000 luftëtarë”, thotë ai.

Hashimi e Ramushi e pesë fishuan numrin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sipas profesorit kjo listë u pesë fishua nga Hashimi dhe Ramushi duke shtuar që të njejtit që nuk janë pjesë e vërtetë e kësaj liste duhet të japing përgjegjësi penale.

Për 48 mijë të tjerë janë dhënë dëshmi të faksufikuara që të regjistrohen të tillë. D.m.th Hashimi e Ramushi e pesë fishuan numrin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jo vetëm kaq, por del zëdhënësi i Hashimit, Abelardi dhe shqyen mikrofonat në sallën e parlamentit! Vërtet demokracia i ka disa defekte. Me atë akt ai provokator pro-serb duhej të shkonte prapa hekurave. Nuk është fjala për mikrofonin, por duhet mbrojtur institucioni. Por veç këtij duhen vënë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë falsifikuar listën e veteranëve, përkatësisht të luftëtarëve të UÇK-së. Prokurori i Përgjithshëm duhet të hapë një çështje për hetim dhe të gjejë fajtorët e falsifikatorët. Jo nga radhët e veteranëve të rrejshëm, por nga administrata shtetërore deri te ish-kryeministri e ish-presidenti i vendit”, shprehet profesori.

Pas lufte shumë prej veteranëve të rrejshëm u bënë “trima” dhe dogjën flamurin dardan të presidentit historik, ndoshta edhe për këtë akt ata i futën në listat e falsifikuara, shtoi tutje Bytyçi.

Tani këta “veteran”, edhe pse të rrejshëm, jo vetëm bëjnë presion, por i bëjnë karshillëk një qeverie dhe institucioneve legjitime. Dhe dini pse veteranët janë në katër të pestat të rrejshëm, sepse po në këtë proporcion të rrejshëm kanë qenë edhe liderët e Ushtrisë Çlirimtare, të cilët quheshin komandantë dhe flinin në Rogner e thurnin plane kundër Rugovës në Vilën 31 të Enver Hoxhës, së bashku me ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Jashtëm socialist të Shqipërisë. Mbas lufte shumë prej veteranëve të rrejshëm u bënë „trima“ dhe dogjën flamurin dardan të presidentit historik. Ndoshta edhe për këtë akt ata i futën në listat e falsifikuara. Dhe më në fund nuk është çudi që ndonjë prej tyre të jetë vrasësi i Enver Malokut, Xhejmal Mustafës, Smajl Hajdarit, Shaban Manajt, Bardhyl Ajetit etj, shpjegon Bytyçi për “Bota sot”.

Skenari i Thaçit, Ramës dhe Haradinajt për rrëzimin e qeverisë

Në bised e sipër Bytyçi përmend, Thaçin, Ramën dhe Haradinaj, që po luftojnë me aradinaj, që po luftojnë me çdo kusht që të rrëzojnë qevrinë Kurti, por që një gjë e tillë të arrihet është e vështirë pasi Thaçi do të jep llogari në Hagë për krimet e bëra.

Edhe vraësit bëjnë gjithcka munden që të hyjnë në radhët e këtyre veteranëve për të humb gjurmët e krimit! Dje përfaqësia e këtyre veteranëve takoi kryeministrin, i cili anuloi pjesmarrjen e tij në samitin e Prespës për t’u dhënë atyre përgjigje. Por nuk u dakorduan. Unë besoj se e gjitha zhvillohet sipas një skenari dhe regjie të caktuar: Hashimi nga Haga, Rama nga Tirana dhe fatkeqësisht edhe Ramushi nga Prishtina duket se janë bërë bashkë për ta rrëzuar qeverinë e sotme me çdo mjet jo-demokratik. Kjo ndodh, sepse të tre këta, si dhe të tjerë të implikuar në këtë aventurë anti-Kosovë, janë të inkrimuar. Hashimi është prapa hekurave. Por ia bëri një çokë kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, me vizitën që u bëri në Hagë. U përpoq t’i rehabilitojë. Megjithatë do jetë gjykata ajo që do të provojë se sa është i implikuar në krime ish-presidenti i veteranëve të luftës në Kosovë”, thekson ai.

Rrëzimin nga qeveria të Kurtit dhe Osmanit, sipas profesori e dëshiron Rama dhe Vuçiq, duke mos lënë anash as Haradinaj mirëpo që ky i fundit është peng i ligjit të vetingut pasuror politik, të cilit ia hapi rrugën Komisioni i Venecias.

Edi Rama është bërë bashkë me Vuçiqin dhe duan ta rrëzojnë Kurtin e Osmanin, sepse këta të dy prishin planet e Beogradit në Kosovë e në rajon. Këta të dy nuk duan integrimin rajonal, por integrimin europian. Ndërkohë Rama do vetëm integrimin rajonal, me qëllim që mafia shtetërore serbe e shqiptare të kenë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit pa kontroll. Ndaj ai nuk e duron kundërtinë e Kosovës. Ndërsa Haradinaj, ndonëse me qëndrime patriotike të dëshmuara, duket se është peng i ligjit të vetingut pasuror politik, të cilit ia hapi rrugën Komisioni i Venecias. Edhe Hashimi e shumë të tjerë do të duhet të justifikojnë pronën që kanë vënë në kohën kur ishin në funksione shtetërore”, potencon profesori.

Bytyçi në fund kërkon nga Kurti të shpallë zgjedhje të parakohshme nëse ndodh që veteranët nuk tërhiqen, sipas tij nuk duhet të presë që të digjet Kosova e pastaj të shkojë në zgjedhje.

“Kjo është arsye serioze që me anën e veteranëve të rrejshëm të destabilizohet Kosova. Nëse ndodh që veteranët nuk tërhiqen, Albin Kurti duhet të shpallë menjëherë zgjedhje të parakohshme. Nuk duhet të presë që të digjet Kosova e pastaj të shkojë në zgjedhje. Menjëherë duhet ta bëjë këtë! Dhe kush është atdhetar, kush e do Kosovën me shpirt, duhet të bëjë fushatë në ndihmë të fitores së tij! I duhet dhënë fund me mjete demokratike gjithashtu kësaj aventure. Vetëm kësisoj u digjen në duar planet anti-shqiptare Vuçiqit, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit”, përfundoi profesori Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat