Ne dhe Shqipëria nuk duhet të kemi kufij fare/ Ekonomitë tona duhet bashkuar, para “Ballkanit të hapur”

Politika

Ne dhe Shqipëria nuk duhet të kemi kufij fare/ Ekonomitë tona duhet bashkuar, para “Ballkanit të hapur”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 22 qershor 2022 Në ora: 15:15
Edi Rama dhe Albin Kurti

Të martën në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë.

Mes tyre u nënshkruan 19 marrëveshje, të cilat pritet të sjellin lehtësimin mes dy vendeve në sfera të ndryshme.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti pas takimit mes dy qeverive kanë mbajtur edhe një konferencë për media, ku ajo që u bë e ditur ishte se Kosova nuk do të marrë pjesë në “Ballkanin e hapur”.

Derisa nga ana tjetër Rama theksoi se Kurtin mund ta rrëzoj vetëm një protestë e Kurtit, dhe se nuk ka interes të përfshihet në politikëbërjen e Kosovës.

Por, analistët politik janë kritikë për Ramën, se procesin e afrimit ndër shqiptarë nuk po e realizon. Ata kërkojnë që raportet Kosovë-Shqipëri, duhet të jenë shumë më përpara ose së paku një hap para, raporteve ndërshtetërore në rajon apo në “Ballkanin e hapur”. Madje, kërkojnë që kufiri ndërshqiptar nuk duhet të ekzistojë më tej. këto procese që po ndodhin nuk po dallojnë prej marrëveshjeve me shtetet në rajon, duhet pas dhe guxim dhe gatishmëri me ec disa hapa përpara, më ndryshe me Shqipërinë si shtet amë. këto procese që po ndodhin nuk po dallojnë prej marrëveshjeve me shtetet në rajon, duhet pas dhe guxim dhe gatishmëri me ec disa hapa përpara, më ndryshe me Shqipërinë si shtet amë.

Marrëveshjet e nënshkruara janë këto:

1. ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi të studimeve në 19 universitete të të dy shteteve, në kushte të barabarta.

2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.

4. GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshime të gjendjeve civile.

5. DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.

6. SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.

7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).

9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.

11. INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.

12. TRANSPORT: Studim fizibiliteti për “NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË”, projekt që do ta vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave.

13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjekësi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjekësore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).

15. TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.

16. RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjtë.

17. MBROJTA: Intensifikim i bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

18. DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimit të jurisprudencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.

19. ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz.

Burjani: Rama të sillet si lider shqiptar, jo si lider rajonal

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, marrëveshjet janë për t’u përshëndetur derisa duhet që të gjejnë zbatim sepse ndryshe mbeten të mangëta.

“Premtues mbetet angazhimi i dy palëve për proceset pozitive që mund të ndodhin në të ardhmen, është për t’u përshëndetur secila marrëveshje që lidhet, natyrisht se pa zbatim mbetet proces i mangët dhe i padobishëm, duhet pasur më shumë energji pozitive për të bërë marrëveshje më të guximshme si për shembull heqja e plot e kufirit, kufiri të mbetet periudhe e kaluar, ne dhe Shqipëria s’mund të kenë kufij fare, pos natyral, ekonomitë tona duhet shkuar kah bashkimi ekonomik, pa këto procese që po ndodhin nuk po dallojnë prej proceseve të tjera me shtetet në rajon”, deklaron ai.

Në fund, shton se Rama po sillet si lider rajonal e që më mirë do të ishte të sillet si lider shqiptar.

“Pra, këto procese që po ndodhin nuk po dallojnë prej marrëveshjeve me shtetet në rajon, duhet pas dhe guxim dhe gatishmëri me ec disa hapa përpara, më ndryshe me Shqipërinë si shtet amë. Rama po sillet si lider rajonal, pra më shumë duhet të jetë lider shqiptar se rajonal. Marrëveshjet e bëra janë pozitive, por se sa do të zbatohen, do të shihet në të ardhmen”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Mehmeti: Rama fajtor, ka kthyer kokën kah Vuçiqi

Image
Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti për “Bota sot” thotë se nuk pret shumë nga marrëveshjet, sepse sipas tij, më shumë janë përdorur si propagandë e partive në pushtet.

“Me keqardhje them se marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë të nënshkruara nuk kanë prodhuar rezultatet e pritura, më tepër kanë shërbyer si propagandë nga partitë në pushtet kundrejt opozitës”, thotë ai.

Tutje, Mehmeti deklaron se fajtor për këtë është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili e ka kthyer kokën kah Vuçiqi.

“Këtë e them që nga fillimi i mbledhjeve të përbashkëta, ndërkohë që eksponenti në drejtim të njëri-tjetrit ka qenë i pakët krahasuar me mundësinë ekonomike që kanë shtet për njëri tjetrin. Fajtor për këtë është Rama, i cili ka kthyer shikimin kah Vuçiqi, kjo ka ndikuar që të ketë ftohje të raporteve Kosovë- Shqipëri, e të cilat në fakt duhet të jenë shumë të forta. Nuk pres diçka pozitive nga marrëveshjet e nënshkruara”, përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat