Mos liberalizimi i vizave/ Analisti: Franca po i prin valles, pas saj edhe...

Politika

Mos liberalizimi i vizave/ Analisti: Franca po i prin valles, pas saj edhe...

Nga: A.SH Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:36
Samiti i BE-së

Kosova as këtë herë nuk mori dritën jeshile për liberlaizimin e vizave, që të cilën qytetarët po e presin me padurim. Analisti politik, Skënder Mulliqi ka komentuar këtë çështje duke thënë se, refuzimi kësaj herë nuk u arsyetua fare.

Madje sipas tij, kësaj valle po i prijnë Franca e pas saj edhe Holanda.

“Me shpresa të mëdha u pritë data 23 qershor, se më në fund edhe Kosova, do të ketë liberalizimin e vizave. Zhgënjimi ishte i madh dhe i pa pritur kësaj radhe, se patëm premtime që kjo të ndodhë në Bruksel. Refuzimi për liberalizim të vizave pothuajse nuk u justifikua fare. Kosova e vogël me një grusht banorësh po mbahet e izoluar shumë padrejtësishtë. Mua më duket se ende disa shtete te BE-së nuk janë liruar nga politikat e vjetra e hileqare ndaj shqiptarëve. Franca po i prinë valles në këtë drejtim e pastaj edhe Holanda. Koha po e tregon se Anglia ka vepruar drejtë kur nga BREX-it u largua nga struktura politike burokratike e BE-së”, thotë ai.

Image
Skënder Mulliqi

 

Sipas tij, Kosova edhe pse njihet si shteti më pro perëndimor, Evropa po i del kundër në procese të mëdha.

Ai pyet, pse serbët e ituan liberlaizimin e vizave, derisa Serbia është shteti i cili shkaktojë luftë gjenocidiale ndaj Kosovës?

“Të gjithë në Evropë e pranojnë së Kosova është shteti më pro-përendimor, e në anën tjetër po veprojnë kunder Kosovës. Bukur shumë pajtojë me disa mendime se mos të ishim më shumicë të konfeksionit fetar mysliman, moti edhe do të kishim liberalizimin të vizave. Shtrohet pyetja logjike, si është e mundur që Serbia të përafrohet strukturës të BE-së, kur dihet se ky shtet shkaktojë luftë me përmasa të gjenocidit me rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë. Liberalizimin e vizave serbët e fituan moti, që është dashur mos t’u hiqet hipoteka e shtetit gjenocidial për shumë vite më radhë. Si duket Evropa, jo të gjitha shtetet po na mbajnë nën presion të bisedimeve me palën serbe, që është padrejtësi tjetër shumë e madhe. BE-ja kurrë deri më sot nuk ju bëri trysni Serbisë që ajo të pranon pavarësinë e Kosovës dhe që të kërkon falje për vrasje masive, e pastaj të fillojnë bisedimet e ndërsjella për normalizmin e mardhënieve, që zor do të ndodhë nëse kjo punë e lihet në dorë BE-së. Përkundrazi Kosova ishte ajo të cilës ju bë presion që të zhvillon këto bisedime pa asnjë kusht të vetëm. Dhe kjo ndodhi edhe për fajin e drejtuesve të shtetit të Kosovës. Mirë është që shqiptarët të punojnë në drejtim të bashkimit kombëtar, sepse vetëm bashkimi na faktorizon si popull në Ballkan dhe në Evropë, e deshi dikush apo nuk e deshi. Duhet thënë edhe këtë, së Kosova dhe shqiptarët po bien pre edhe e rivalitetit të Fuqive të Mëdha, dhe interesave të tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi analisti Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat