Vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë, vjen reagimi i ashpër/ Analisti e paralajmëron Konjufcën për këtë gjë – I përmend SHIK-un!

Politika

Vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë, vjen reagimi i ashpër/ Analisti e paralajmëron Konjufcën për këtë gjë – I përmend SHIK-un!

Nga: M.H. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:26
Glauk Konjufca dhe ish-krerët e UÇK

Ka kaluar pothuajse një javë që nga vizita e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, në Hagë.

Konjufca ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, për të parë gjendjen që ata janë duke kaluar tashmë e një kohë.

Mirëpo vizita e Konjufcës ngjalli reagime të mëdha në opinonin public, disa duke e kritikuar e disa duke e brohritur.

Ai menjëhere pas vizitës u shpreh për media se kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë.

Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfarë mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është nën kontrollin e askujt”, tha ai para mediave.

Konjufca gjithashtu u shpreh se të njejtit janë të pakënaqur për Specialen ashtu sikur i gjith populli.

‘’Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë. Ajo gjykatë është qa e varur sa nuk mu duk fare e Kosovës që është. Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë”, tha tutje Konjufca.

Por a ishte nje shenjë konfrontimi me presidenten Vjosa Osmanin?

Pasi presidentja ka kërkuar drejtësi dhe ka dekoruar disa nga viktimat e vrasjeve politike.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai kritikoi vizitën e Konjufcës duke u shprehur se me vizitën e tij ai solidarizoi të bëmat e tyre.

Përderisa Presidentja e vendit ka kërkuar drejtësi dhe ka dekoruar edhe disa nga viktimat e vrasjeve politike, ish anëtari i SHIK-ut dhe kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tregoi publikisht dyfytyrësinë e tij, duke shkuar ti vizitojë të akuzuarit e Gjykatës Speciale, për të shprehur solidaritetin e tij me bëmat e tyre, megjithëse ata mund të marrin dënime të rënda apo ndonjëri edhe dënime maksimale nga procesi i drejtësisë së Dhomave të Specializuara në Hagë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që vizita e Glauk Konjufcës në Hagë ishte edhe një shenjë e konfrontimit të hapur dhe direkt të tij, me presidenten Vjosa Osmani, gjë që është vërtet akt i ulët dhe hapi më i rëndë i deritanishëm.

Ndaj është shumë e habitshme se si,përkundër faktit që të akuzuarit, jo vetëm dyshohen, por edhe akuzohen publikisht për ndalim të paligjshëm, torturim, detyrim dhe vrasje të vizitohen pikërisht nga i pari i organit më të lartë ligjvënës të Kosovës, gjë që është fyrje dhe persekutim i rëndë psiqik e Moral edhe për familjarët e viktimave të vrasjeve politike, aktakuza të cilat me fillimin e procesit të gjykimeve në Hagë, mund edhe të vërtetohen nga Gjykata Speciale.

Për aq më tepër, pas mirënjohjeve të ndara nga Presidentja e vendit për disa nga viktimat e vrasjeve të pasluftës, vizita e Glauk Konjufcës në Hagë ishte edhe një shenjë e konfrontimit të hapur dhe direkt të tij, me presidenten Vjosa Osmani, gjë që është vërtet akt i ulët dhe hapi më i rëndë i deritanishëm, për prishjen e qëllimshme të koalicionit aktual qeverisë LVV-Lista Guxo”, thotë Qarri.

Sipas analistit Konjufca pas vizitës që Konjufca u bëri të arrestuarve në Hagë, ai atakoi rëndë, dhe filloi ti ndaj leksione “juridike” edhe vet Gjykatës Speciale.

Madje për habinë e qytetarëve si dhe të mbarë opinionit publik, përkundër peshës së rëndë të aktakuzave që rëndojnë mbi grupin e të ashtuquajturës «Ndërmarrje Kriminale», përveç vizitës së paradokohëshme të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, ata u vizituan së fundi edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili, siç dihet për një kohë ishte edhe vet anëtar i SHIK-ut, madje pas vizitës që Konjufca u bëri të arrestuarve në Hagë, ai atakoi rëndë, dhe filloi ti ndaj leksione «juridike» edhe vet Gjykatës Speciale”, shpjegon tutje ai.

Në fund, analisti thotë që ende në Kosovë janë duke vlejtur doktërinat e Klanit PRONTO dhe SHIK-ut e në këtë mënyrë po bëhet mbështetja hapur ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duke theksuar që Konjufca me vizitën e tij po bën presion të dyfisht publik ndaj koalicionit aktual qeverisës LVV-Lista Guxo dhe gjyqesisë së Dhomave të Specializuarta në Hagë.

Prandaj duhet theksuar fort dhe zëshërm, se sa u takon të burgosurve të Hagës, duket se edhe përkundër ndryshimeve politike, në Kosovë ende vlejnë doktërinat e «drejtësisë» së Klanit PRONTO dhe SHIK-ut gjysmë ilegal, të cilat me sjelljet kokë më vete të ish anëtarit besnik të SHIK-ut, dhe kryetarit aktual të Kuvendit Glauk Konufca po mbeshteten hapur, madje ai po bën presion të dyfisht publik ndaj koalicionit aktual qeverisës LVV-Lista Guxo dhe gjyqesisë së Dhomave të Specializuarta në Hagë, të cilat funksionojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat