Kelmendi flet për arsyet e largimit të qytetarëve nga Kosova – përmend këto shkaqe

Politika

Kelmendi flet për arsyet e largimit të qytetarëve nga Kosova – përmend këto shkaqe

Nga: M.H. Më: 30 qershor 2022 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Kosova që nga pandemia është duke u përballur me një situatë të rëndë ekonomike.

Ani pse kemi pasur pako të rimëkëmbjes ato nuk arritën të ndalojnë qytetarët e Kosovës të largohen nga vendi.

Largimi i qytetarëve është një fenomenë në rritje dhe asesi i ndalshëm.

Në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se shifra e publikuar e largimit të qytetarëve është prognoza më e mirë që shteti është në një krizë të thellë.

Image
Muhamet Kelmendi

Kurrë në histori të Kosovës nuk e kemi një gjendje të ikjes së njerezëve nga vendlindja me të madhe se në vitet e Republikës së Kosovës. Raporti fundit i Agjensisë së Statistikave të Kosovës tregon se në vitin e fundit mbi 42 mijë qytetarë nga Kosova e kanë lëshuar vendin. Kjo është shifra zyrtare. Mendohet se të emigruar janë trefishi i kësaj shifre. Edhe për këtë vit nuk është prognoza më e mirë. Aktualisht janë me mijëra kërkesa nëpër ambasadat për të ikur jashtë për punë. Faktet flasin se shkaktarët e ikjes janë të natyres ekonomike dhe sociale”, u shpreh ai.

Kelmendi përmend edhe rastet që po largohen edhe pse janë të kualifikuar me diploma të larta në vendin tonë.

Shumë pak ose fare nuk kemi të ikur për shkaqe politike. Shikuar kështu faktori ekonomiko-social zënë vendin kryesor në kuadër të të ikurëve jashtë vendlindjes. Kryesisht po ikin moshat prej 18 vjeteve e deri në moshën 60 vjeçare. Me ta po shpërngulen edhe fëmijtë, bashkëshorti a bashkëshorteja, tërë familja.Po ikin ata që janë të papunë ose të punësuar në sektorin privat, por shumë keq të paguar. Kemi edhe një numër të madh që ikin si të kualifikuar, sikundër janë mjekët, inxhinierëtë, elektrotekniket, punëtorët e shëndetësisë, elektroinxhinieret, zanatelinjtë etj”, shpjegon tutje Kelmendi.

Profesori fillon me kërkesën për rritjen e pagës minimale e deri tek respektimi i çdo punëtori.

Këtu kuptoj: 1. Rritjen e të ardhurave minimale në 400 a 450 euro minimumin. 2. Ndërtimin e sistemit shëndëtesor dhe pensionalo-invalidor. 3. Ndalimin e punës jashtë orarit të punës, që të punësuarit në sektorin privat detyrohen të punojnë, sepse kërcënohen me përjashtim, si dhe nuk paguhen. 4. Ndalimin me ligj të punës skllavëruese në sektorin privato-publik. 5. Respektimin e Ligjit të punës, për punë 8 orëshe, me 5 ditë të punës në javë dhe me pushim vjetor të paraparë me ligj. 6. Respektimin e moralit të punëtorit dhe të dinjitetit të tij në punë dhe 7. Respektimin e kualifikimit dhe të pages sipas kualifikimit të punësuarëve”, thekson ai.

Pavarësisht kërkesave profesori potencon që kjo mund ta zvogëloj ikjen në një masë të vogël mirëpo jo totalisht.

Janë këto disa elemente që shteti kërkohet t’i përcaktoj dhe të angazhohet për t’i realizuar. Natyrisht se as këto masa nuk e garantojnë ndaljen e emigrimit. Megjithatë, e zbusin këtë plagë të rëndë dhe krijojnë kushte më të mira për jetë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat