‘Miniera’ e Lajçakut/ Mësohet prapavija e takimeve Kurti-Vuçiq – ja çfarë përfiton ai!

Politika

‘Miniera’ e Lajçakut/ Mësohet prapavija e takimeve Kurti-Vuçiq – ja çfarë përfiton ai!

Nga: A.M Më: 30 qershor 2022 Në ora: 10:09
Foto nga darka në Bruksel

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur kërkesën për një takim në nivel të lartë para pushimeve të verës në Bruksel.

Në fund të vizitës në Kosovë, Lajçaku ka thënë se po punohet për takimin mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.

“Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, ka thënë ai në konferencën në fund të vizitës.

Njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tregoi prapavijat e deklaratës së Lajçakut për takimin Kurti-Vuçiq.

Ai beson se këtë emisari evropian po e bën vetëm për përfitime financiare, për asgjë tjetër.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Kërkesa e përfaqësuesit evropian, Miroslav Lajçak, që do takim të shpejtë dialogues në mes Kurtit dhe Vuçiqit para pushimeve verore, e ka kuptimin e agjendës së tij financiare dhe si duket ky takim i ekspresuar më shumë është në interesin e Lajçakut e jo të Kosovës, takim për të arsyetuar, argumentuar e siguruar vetes euro të majme nga BE për të bërë Lajçaku pushime të kendshme në bregdetet e shtrejta botërore, asgjë më shumë”, deklaroi analisti.

Më tej, Mehazi potencoi se Lajçak i sheh bisedimet Kosovë-Serbi si ‘minierë’ parash, ku sa më shumë të zgjatet dialogu, aq më mirë për të.

“Lajçaku dialogun Kosovë-Serbi e sheh si minierë parashë e eurosh nga BE-ja, asgjë më shumë, për Lajçakun sa më shumë që të stërgjatet e zhagitet dialogu aq më mirë për te e aq më i pasur bëhet perfaqësuesi sllovak i BE-së, Miroslav Lajçak”, theksoi ai.

Më tej, analisti tha se përfaqësuesi evropian ka dëshirë që të ketë sa më shumë takime mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Dialogu Kosovë-Serbi për Lajçakun është loçka e parave të shijshme nga BE-ja, ai s'është naiv që këto takime kosovare-serbe t'i përmbyllë për shkak se me përmbylljen e dialogut përmbyllen edhe sumat e mëdha të eurove të lëshuara nga BE-ja.

Qëllimi i Lajçakut është sa më shumë takime, Kurti-Vuçiq, aq më shumë euro për të dhe familjen e tij. Shkurt e qartë s'ka gjë e dobi prej tij”, përmbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat