“Të jetë më i guximshëm”/ A po e “kërcënon” Lumir Abdixhiku me rrëzim Albin Kurtin?

Politika

“Të jetë më i guximshëm”/ A po e “kërcënon” Lumir Abdixhiku me rrëzim Albin Kurtin?

Nga: P.R. Më: 2 korrik 2022 Në ora: 16:53
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

“Politikisht je tu shku ku kam qef unë met t’pa, kjo është rruga ku dua të shoh se ku po shkon unë si kundërshtarë politik veç vazhdo, zgate zot, por je tu e marr në qaf vendin tond, bone një vijë, leje një shej dikund”. Me këto fjalë kryetari u Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës që u mbajt ditë më parë.

LDK javëve të fundit, ka qenë shumë aktive me akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, pasi ishte kritikuar për rolin në opozitë. Në bazë të veprimeve të fundit dhe disa sondazheve të publikuara, LDK e ka dëshmuar se është fuqia kryesore opozitare, e cila mund ta ‘kërcënojë’ partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila nga rezultati i 14 shkurtit, nuk ndihet e ‘kërcënuar’ nga askush për shkak të numrit të madh të votave që mori në këto zgjedhje.

Por se LDK është një fuqi opozitare e thotë edhe analisti dhe ish kryetari i LDK-së në Zvicër, Haki Latifi.

Image
Haki Latifi

Mendoj se, roli i LDK-së në opozitë si fuqi opozitare është mjaft konstruktiv dhe se qëndrimet e LDK-së nuk duhet të jenë sa për të kundërshtuar qeverinë dhe dobësitë që e përcjellin, por për të mbrojtur interesat e vendit dhe vlerat që LDK është përcaktuar ideologjikisht”, thotë Latifi, sipas të cilit, rolin e LDK e kufizon edhe numri jo i madh i deputetëve që ka në këtë legjislaturë për dallim nga vitet tjera.

“Kuptohet, se roli i LDK-së në opozitë është paksa i kufizuar se nuk kanë numër të madh të deputetëve, sidomos karshi koalicionit qeverisës. Mirëpo, LDK-në nuk e pengon që të kërkojë rol aktiv në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin që janë në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës. Natyrisht, nuk është në natyrën e filozofisë Rugoviane të LDK-së të përdorin rrugë të njëjta për të ardhur në pushtet, për t‘i ndaluar proceset si ato që i ka përdorur LVV sa ishte në opozitë, me përdorim të dhunës dhe gazit në Kuvend”, shprehet Latifi për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se Lumir Abdixhiku e ka marr me seriozitet menaxhimin e LDK-së, për ta rikthyer në forcën kryesore politike në vend.

Është e rëndësisë së veçantë se, Kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku dhe Shtëpia Politike e Rugovës është shumë aktive dhe në kontakte tradicionale me miqtë e përhershëm të Kosovës. Pra, ky është shembull i opozitarizmit pozitiv dhe përmbajtësor. Kjo është shkolla politike e LDK-së, e cila e mëson njeriun e LDK-së dhe qytetarin e Kosovës që edhe kur është në opozitë, nuk duhet të jetë i zhveshur nga përgjegjësitë për Republikën më të bukur dhe shtetin më të Ri në botë! Duke qenë që z. Abdixhiku është ekonomist, përparësi duhet t’i jep menaxhimit të mirë të LDK-së dhe duhet të tregojë lidership. Mbi bazën e faktit dhe qëndrimet e tij të djeshme, jam i bindur që e ka marrë me seriozitet këtë punë”, deklaron Latifi.

Për fund, Latifi thotë se Lumir Abdixhiku duhet të jetë më i guximshëm përballë Albin Kurtit.

Pra, duke dal në teren dhe të takohet me anëtarë dhe adhuruesit e LDK-së gjë që e shoh si pozitive. Mirëpo, këto nuk mjaftojnë që të LDK të del e para, ai duhet me qenë ma i guximshëm në polemika në raport me pushtetin dhe rivalet tjerë politikë. Sido që të jetë, hapësira e z. Abdixhiku dhe e LDK-së për t‘i kthyer votat e humbura nga viti 2021 është shumë më e madhe se sa e partive të tjera rivale. Në këto rrethana, z. Abdixhiku dhe LDK duhet të luajnë rrolin e opozitës së mirëfilltë përballë kësaj qeverie dhe ti japin alternativën e duhur vendit”, përfundon për “Bota sot”, analisti Haki Latifi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat