Pas lajmërimit me video/ Kërkohet kujdes nga Radojçiq – juristi përmend të përfshirjen e tij në krime!

Politika

Pas lajmërimit me video/ Kërkohet kujdes nga Radojçiq – juristi përmend të përfshirjen e tij në krime!

Nga: M.H. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:51
Milan Radojçiq

Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës po vazhdojnë të jenë prezente.

Kësaj radhe është Milan Radojçiq, ai i cili përmes një video nga veriu i Kosovës i ka njoftuar serbët e Kosovës se është kthyer, madje thotë se nuk do të zmbrapset.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se policia duhet të merret me këtë ngjarje dhe atë duhet sa më seriozisht pasi Rajdojçiq është i përfshirë në shumë gjëra kriminale.

Kjo çështje është policore, Rajdojçiq është një nga personat që është i përfshirë në shumë gjëra kriminale dhe politike, autoritetet shtetërore të Kosovës duhet të merren më seriozisht”, u shpreh ai.

Image
Blerim Burjani

Më tej,ai thekson që intervenimi i policisë së Kosovës duhet gjithmonë të jetë I shpejt pasi kemi në vazhdimsi krime.

Gjithashtu ai shpreh habi se si Rajdoçiq sillet ende si bandit në veri.

“Intervenimi në veri i policisë së Kosovës në veri çdo herë duhet të jetë i shpejt pasi atje ka krim ekonommik , kontrabande me automjete, mallëra kontrabanduse. E tjera është për të ardhë çudi se si Rajdoçiq ende sillet si bandit nëpër veri me përplotë vepra penale të përfshira”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat