Askush s`mund ta mohojë se kolonel Tahir Zemaj udhëhoqi njërën ndër betejat më me nam të luftës

Politika

Askush s`mund ta mohojë se kolonel Tahir Zemaj udhëhoqi njërën ndër betejat më me nam të luftës

Nga: A.SH. Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:37
Kolonel Tahir Zemaj

23 vjet janë bërë që nga beteja e lavdishme e Loxhës.

Prijës i kësaj beteje ishte kolonel Tahir Zemaj.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti Skënder Mulliqi ka thënë se këtë betejë e udhëhoqi Tahir Zemaj dhe ishte njëra ndër betejat më me nam të luftës në Kosovë.

Image
Skender Mulliqi

 

Ai theksoi se Beteja e Loxhës nuk mund të mohohet nga askush.

Sipas tij, përpjekja për të mohuar kontributin e madh të kolonel Tahir Zemajt, është mëkat i madh.

“Sa herë që flitet, shkruhet, mbahen përvjetorët e Betejës së Loxhës, mendohet në protagonistin e saj, kolonel Tahir Zemaj. Kjo tashmë nuk mund të zhbëhet nga askush. Nuk mund të mohohet se kolonel Zemaj, e udhëhoqi njërën ndër betejat më me nam të luftës në Kosovë. Natyrisht se ai luftën nuk e bëri vetëm, por që kjo betejë ndaj serbëve u fitua nga një ushtarak i karrierës kjo nuk ka mundësi të mohohet deshi dikush apo jo. Lavdia dhe krenaria e kësaj beteje do të përcillet brez pas brezi. Është mëkat i madh për të gjithë ata të cilët po përpiqen ta mohojnë në vazhdimësi kontributin e madh të kolonel, Tahir Zemaj në luftë për çlirim nga Serbia ....! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në përkujtimin e kësaj beteje nuk e kishte theksuar fare emrin e kolonel Tahir Zemajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat