Eksperti i sigurisë: Këshilli Prokurorial duhet t’i hulumtoj veprimet e prokurores, që liroi kriminelin serb

Politika

Eksperti i sigurisë: Këshilli Prokurorial duhet t’i hulumtoj veprimet e prokurores, që liroi kriminelin serb

Nga: H.O. Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:11
Pamje nga sulmi ndaj policisë

Pak ditë më parë u sulmua sërish Policia e Kosovës, kësaj radhe në Leposaviq, gjatë një aksioni kundër kontrabandës.

Mirëpo, pas sulmit, njëri prej kontrabandistëve sulmues të policisë u lirua nga prokuroria themelore.

Image
Hajrullah Tërnava

Lidhur me këtë ҫështje ka folur edhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava. Ai thotë se, Këshilli Prokurorial duhet t’i hulumtoj veprimet e prokurores, e cila e kishte liruar kriminelin serb, që mori pjesë në sulmin ndaj policisë.

 “Nëse konstatohet nga ana e prokurorisë se në ato veprime ka pasur shkelje ligjore, ndaj refuzimit të kërkesës së policisë për marrjen e masave ligjore, atëherë gjithsesi se duhet të merren masa përgjegjëse edhe ndaj Prokurorisë Speciale, të cilët e refuzuan kërkesën e policisë për marrjen e masave. Edhe kjo situatë e krijuar tani në këtë mënyrë, e dëshmon faktin se një ligj si Vettingu është i domosdoshëm, dhe të gjithë ata prokurorë që e mbrojnë krimin e organizuar duhen të përjashtohen dhe dënohen, qofshin ata prokurorë që janë serbë apo shqiptarë dhe të tjerë, sepse institucioni shtetëror sikur i prokurorisë që është i drejtpërsëdrejti në luftimin e krimit në përgjithësi, e sidomos krimin e organizuar, e kur dihet se paguhen edhe më të ardhura të larta financiare, kjo duhet të është edhe arsyeja pse duhen të ndërmerren masat e përjashtimit nga këto institucione të gjithë atyre prokurorëve që nuk e luftojnë krimin e organizuar", thotë Tërnava.

Sipas tij, gjithsesi se duhen të përjashtohen nga këto institucione të prokurorisë, dhe me këto veprime të ndërmarra nga institucioni i prokurorisë, të nxjerrin mësim edhe të tjerët prokurorë për veprimet e tyre.

“Me këto veprime të arrihen qëllimet efektive edhe në preventivë, që do t’iu shërbejnë edhe të tjerë prokurorëve, se kush nuk i ndërmerr masat ligjore të luftimit të krimit në përgjithësi, ata prokurorë nuk kanë vend në këto institucione shtetërore”, thotë Tërnava për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat