Paralajmërimi nga Ambasada/ Kush janë emrat që mund të jenë në listën e zezë të Britanisë?

Politika

Paralajmërimi nga Ambasada/ Kush janë emrat që mund të jenë në listën e zezë të Britanisë?

Nga: P.R. Më: 23 korrik 2022 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Pasi muaj më parë u shpall person ‘non ngrata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shpallur person i padëshiruar edhe nga Britania e Madhe.

Për shpalljen person ‘non ngrata’ nga Britania e Madhe, ka njoftuar vet Sali Berisha.

Ai tha se në letrën që i është dhënë, theksohet se ky vendim është marrë për shkak të “lidhjeve të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretëri të Bashkuar dhe se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

E pas shpalljes së Berishës si person i padëshiruar në Britania të Madhe, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, ka paralajmëruar se veprime të ngjashme mund të merren edhe në Kosovë.

Mbretëria e Bashkuar po i rrit përpjekjet tona për të prishur lidhjet në mes të politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e fundit në kuadër të një sërë veprimesh që synojnë të promovojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit në rajon. Në muajt e ardhshëm, ne do të përdorim të gjithë gamën e arsenalit tonë për të vazhduar luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit”, kanë thënë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Por kush mund te jenë personat nga Kosova që mund të futen në listën e zezë të Britanisë së Madhe?

Për këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Padyshim se ka edhe persona nga Kosova në këtë listë, me kalimin e kohës do të zbardhen dhe emrat e tyre. Pjesë e saj mund të jenë ish zyrtarë të lartë të shtetit duke përfshirë ish kryeministra apo edhe ndonjë ish president, për mos të folur pastaj për persona me peshë më të vogël politike”, thotë Mehmeti.

Ai thekson se pjesë e kësaj liste, mund të jenë edhe ish zyrtarë të SHIK-ut dhe deputet të PDK-së.

Pjesë e saj mund të jenë edhe ish zyrtarët e lartë të SHIK-ut, aktualisht deputetë të PDK-së. Për ish kryeministrin Berisha shpallja "non grata" nga Britania e Madhe është goditje në përpjekjet e tija për rikthim në pushtet. Duket se SHBA dhe Britania kanë synim të goditet krimi në Kosovë, elementë të shumtë të lidhur me ish partitë në pushtet, veçanërisht të ish komandantëve të luftës”, deklaron Mehmeti.

Për fund, ai tregon edhe me emra personat, që sipas tij, mund të futen në listën e zezë të Britanisë së Madhe.

Në listën e zezw pritet të jenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku, Xhavit Haliti, Sami Lushtaku (në Britani), etj...”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

Kujtojmë se muaj më parë, Zyra e Thesarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sanksionuar një prej figurave kyçe të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, bashkë me disa emra të tjerë të cilët veprojnë në veri të Republikës së Kosovës, të cilët janë futur në listën e zezë të SHBA-së.

Gjithashtu përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë paralajmëruar sanksione ndaj gjithë atyre politikanëve të cilët promovojnë destabilizim dhe punojnë kundër marrëveshjeve që janë arritur deri tani në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat