Frika nga Kurti/ Vuçiqit i vjen një reagim i ashpër: Një ‘stuhi’ do të…!

Politika

Frika nga Kurti/ Vuçiqit i vjen një reagim i ashpër: Një ‘stuhi’ do të…!

Nga: A.M. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 07:58
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se s’dialogon derisa Kurit është në krye të Qeverisë së Kosovës.

Kurti tha se kjo s’është forma e duhur e shkuarjes drejt pajtimit dhe BE-së, prandaj i rekomandoi atij që t’i ndalë deklaratat e tilla.

“Më 19 korrik është dashur të mbahet një takim në Bruksel. Unë kam qenë i gatshëm, por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme dhe e ka shtyrë takimin për së paku një muaj. Gatishmëria nga ana e Kosovës ka qenë në nivelin e kërkuar nga Brukseli, por ka munguar nga Beogradi. Po i dëgjoj nganjëherë deklaratat që vijnë nga kreu shtetëror i Serbisë. Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, me keqardhje më duhet të konstatoj se presidenti i Serbisë po shfaqet si presidentit i frikës, frikësimit dhe kërcënimit. Për t’u integruar në BE, për normalizim të marrëdhënieve është e domosdoshme që t’i lëmë frikësimet dhe kërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat europiane, kah fqinjësia e mirë, kah sanksionet e Rusisë dhe kah ballafaqimi me të kaluarën që është i domosdoshëm në Serbi”.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj për “Bota sot” kritikoi ashpër presidentin serb, pas deklaratës së këtij të fundit se: “Sa është Kurti s’ka dialog”!

Sipas tij, Vuçiq e ka bërë këtë deklaratë pasi nuk i ka më ish-udhëheqësit, por tani përballë ka kryeministrin Kurti.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Ky pis milet i farës së keqe është mësuar të diagolojë me ata që e vendosën Kosovën në pazare, siç vepruan me Çakorrin.

Ky njeri mafioz është mësuar me ata që ia sjellin "Zajdenicën" dhe Asociacionin një etnik të dera, pa kurrfarë kundër vlere, bile shkojnë edhe më larg kur thonë se duhet të falet Serbia, duhet të pajtohemi me të.

Tani ky njeri që dikur bëri krime dhe gjenocid në Kosovë, tani kur nuk i ka më servilët e tij thotë: "Sa të është Kurti s'ka gjë nga dialogu në Bruksel"?", deklaroi analisti

Krahas kësaj, Maxharraj potencoi se Vuçiq e di mirë se nuk mund të luajë me Kurtin, pasi ai nuk nuk lëshon pe kur në pyetje është sovraniteti i Kosovës.

“Është fakt i vërtetë kjo se çka e thotë, sepse ky turp toksine serbe tani e ka përballë digën më të madhe të quajtur Albin Kurti. Pasi Kurti në dialogun e deritashëm ia ka futur dy këmbët në një këpucë, sepse ky fortë mirë e di se Kurti është digë dhe arrë e pathyeshme. Ky e di fare mirë se Albin Kurti është i pathyeshëm, nuk është i shantazhuar dhe nuk mund ta shantazhoi askush.

Ky bir k*rve i Klanit të Millosheviqit e di fare mirë se me Albin Kurtin nuk mund të luajë, nuk mund te sjellë dialogun siç ai do, sepse ai e di fortë mirë se Albin Kurti është një atdhetar i devotshëm i pathyeshëm. Kur është në pyetje Kosova dhe sovraniteti dhe integriteti i saj nuk lëshon pe as për një katram”, theksoi ai.

Më tej, profesori shtoi se Kurti për dallim nga kryeministrat e mëparshëm nuk bën pazare dhe të vërtetat dhe faktet ia përplasë për fytyre presidentit serb.

“Vuçiq e di fare mirë se Albin Kurti nuk e shet vendin e vetë, e as bënë pazare me tokat arbnore. Ai deri më tani në dialog, ndryshe nga paraardhësit e tij, vjen me kërkesa koncize për kërkimfalje, për pranimin e të gjitha krimeve dhe gjenocidin që e ka bërë Serbia gjatë luftës në Kosovë, ia përplasë para fytyrës Vuçiqit se duhet t’i gjej të pagjeturit, ata nuk janë që e kanë humbë rrugën diku në Serbi por ata janë rrëmbyer me forcë të gjallë e të vdekur të zhvarrosur në Kosovë për t’i varros në tokat serbe”, shpjegoi Maxharraj.

Ndër të tjera, ai tha se Vuçiq e di mirë se veriu është i Kosovës.

“Ky santrap i Millosheviçit e di fare mirë se ai duhet t’i plotësojë të gjitha këto kërkesa të Albin Kurtit dhe se pa to nuk ka dhe nuk mund të diagolojë.

Ky mistrec e di fare mirë se Veriu është Kosovë dhe se duhet sa më parë të largohet nga aty i cili po qëndron aty po"vranë e kthjellë" si ne tokën e babës që qe këta tanët vetë ia lejuan vite më parë”, vlerësoi peofesori.

Në fund, Maxharraj ia bëri të ditur Vuçiqit se Kurti është një stuhi që nuk mund të ndal askush, aq më pak ai.

Madje, analisti tha se presidenti serb po i frikësohet kryeministrit tonë, andaj nuk po i ik dialogimit.

“Por, një gjë duhet ta dijë ky bastard serb se Kurti është aty në dialog, të pëlqeu ose jo, sepse Kurti është stuhi, është fortunë që s’mund ta ndal askush, ai është aty i deleguar i popullit e jo nga pazaret politike siç ka ndodh për këto dy dekada.

Të pëlqej ose jo Kurti është në dialog dhe do të jetë aty, pa marrë parasysh se ty të ka hyrë frika nga dialogu. Prandaj, vetëm të dobëtit siç ju, Vuçiq tentojnë të ikin nga dialogu, bile frikësohen dhe nuk guxojnë të ballafaqohen me Albin Kurtin”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat