Eksperti i sigurisë ngre alarmin për kujdes të shtuar/ Tregon planin djallëzor të Serbisë!

Politika

Eksperti i sigurisë ngre alarmin për kujdes të shtuar/ Tregon planin djallëzor të Serbisë!

Nga: M.H. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Një nga temat më të përfolura këto ditë mbetët fillimi i reciprocitetit me Serbinë, që nga nesër.

Padyshim që një fillim i tillë mund të sjellë destabilizim nga ana e serbëve, pasi të njejtit nuk hezitojnë të sulmojnë, kërcënojnë policët e Kosovës.

Mirëpo gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti, u shpreh që nuk ka rrezik për një destabilizim të mundshëm.

Por rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar sirenat për grumbullim të qytetarëve në rast rreziku.

Duke qenë në këtë situatë forca të shtuara të Njësisë speciale kanë arritur tek ura e lumit Ibër, përfshirë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierët italianë.

E në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar me ekspertin e sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai u shpreh se Kosova tashmë ka ndërmarr një mori veprimesh në veri të vendit dhe natyrisht që në këto situate nuk mund të lëmë anash që Serbia që të krijojnë tencione ndëretnike në vend duke paraqitur një situatë jo reale dhe në favor të propagandes serbe/ruse dhe kthyer vetën në procesin e dialogut.

Është e natyrshme që të kemi deklarata dhe aktivitet të tilla nga këto struktura në vazhdimësi sepse dihet që Kosova ka marrë një mori veprime të cila ndërlidhet me luftën kundër krimit dhe kontrabandes në veri , largimin e targave të akronimeve të qyteteve të Kosovës të cilat janë të prodhura në Serbi nga përdorimi në Kosove.

Nëse bazohemi edhe në deklarimin e Presidentit të Serbis i cili ndërtjerash potenconë që dialogu si proces ka vdekur në këto rrethana, atëhere mund të nënkuptohet që strukturat paralele serbe të mbështetura nga Serbia duke tentuar në vazhdimësi që nga trazirat e marsit 2004 që të krijojnë tencione ndëretnike në vend duke paraqitur një situatë jo reale dhe në favor të propagandes serbe/ruse dhe kështu të ndryshojë rrjedha në terren dhe të kene një argument shtese në procesin e dialgut”, u shpreh ai.

Eksperti më tej thekson që Serbia do të aktivizoj gjithë mekanizmit të sigurise të Serbisë në veri të vendit duke bërë politik distruktive kundër Kosovës.

Serbia do tentojë që të angazhohet në:

Fuqizim dhe aktivizim gjithë mekanizmit të sigurise të Serbisë në veri të vendit duke bërë politik distruktive kundër Kosovës.

Kosova është e përgatitur , ka kapacitete të nevojshme për të parandaluar çfarë do veprimi kriminal nga këto struktura paralele – shtetërore të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat