“Vuçiq në ‘shënjestër’”/ Ja çfarë pritet të ndodhë në takimin në Bruksel – Kurtit i kërkohet kjo gjë!

Politika

“Vuçiq në ‘shënjestër’”/ Ja çfarë pritet të ndodhë në takimin në Bruksel – Kurtit i kërkohet kjo gjë!

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2022 Në ora: 19:07
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbië.

Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

Qasja e tillë e ish të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi ëshë kritikuar ashpër, duke u përmendur edhe afërisa e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot” foli profesori universitar, Enver Bytyçi.

Fillimisht, ai tha se pas gjithë atyre trazirave, barrikadave dhe sulmeve në veri, u vë në dukje përkushtimi dhe mbështetja e ndërkombëtarëve për insitucionet e Kosovës.

Image
Profesori universitar, Enver Bytyçi.

“Të dielën që shkoi më 31 korrik, në veri të Kosovës u krijua një konflikt i panevojshëm, për shkak se Beogradi me skenarë të gatshëm krijoi mekanizmin e reaksionit anti-shqiptar e anti-Kosovë! Në fakt ajo që ndodhi atë ditë me sirenat e alarmit, barrikadat dhe të shtënat e armëve ishte një skenë krimi, që në kuptimin e mbështetjes ndërkombëtare perëndimore i erdhi në ndihmë qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Por ndodhi ajo që ndodhi.

Me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan presidentja dhe kryeministri u detyruan të tërhiqen përkohësisht dhe vendimin për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve me Serbinë ta zbatojnë më 1 shtator. U pranua shtyrja, jo për të ulur kurrizin ndaj Beogradit dhe presidentit të Serbisë, por për t’u mirëkuptuar me miqtë dhe aleatët tanë. Nëse nuk do të ishte pranuar kërkesa e Hovenier, atëherë këta të opozitës do të thoshin se qeverinë e drejton një anti-amerikan. Bëri kompromis me ambasadorin dhe i thonë se ule kokën para Vuçiq”, deklaroi ai.

Sipas Bytyçit vendimi për shtyrjen e reciprocitetit ishte i duhur dhe u arrit në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

Kësisoj, shtoi se u vërtetua fakti që Kurti nuk është fashist dhe luftënxitës siç pretendonte Grenelli.

Megjithatë me këtë veprim, pra shtyrjen e zbatimit të vendimit të reciprocitetit u arritën disa suksese: Së pari, u mor miratimi i vendeve të QUINT-it që ky vendim të zbatohet pa kompromis më 1 shtator. Dmth u bë rekordim i plotë me ndërkombëtarët. Së dyti, Kurti dëshmoi se nuk është as luftënxitës, as ekstremist e aq më pak nazist, siç e konsideroi Grenell. Por është bashkëpunues dhe mirëkuptues. Së treti, kjo ndikon që faktori ndërkombëtar të përgatitet për tensionin e konfliktin e radhës që mund të shkaktojë përsëri Serbia.

Pqr të gjitha këto arsye opozita e ka obligim që ta përkrahë qeverinë në zbatimin e vendimit me 1 shtator. Tani asaj nuk i mbetet asnjë alibi të bëjë reagimi kundër veprimeve të qeverisë, policisë dhe institucioneve të vendit. Kur është fjala për territorin dhe shtetësinë, për aleatët dhe marrdhëniet me Serbinë, gjithmonë opozita duhet të mbajë anën e qeverisë. Nuk është e mundur që çështjet e shtetit të kontestohen aq më pak në favour të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiq. Kundërshtari e në disa raste armiku i Kosovës është presidenti i Serbisë dhe jo kryeministri i Kosovës. Prandaj duhen ndarë gjërat në respect dhe në favour të interesave kombëtare e shtetërore”, vlerësoi ai.

“Vuçiq është ai që është vënë në shënjestër dhe paralajmëruar edhe nga gjeneralët e NATO-s”

Më tej, profesori kërkoi nga policia dhe strukturat e tjera të sigurisë që të angazhohen dhe godasin krerët e krimit serb në Kosovë.

Ai beson se kriminelët nuk duhet të lihen të qetë dhe duhet të arrestohën me çdo kusht.

“Unë mendoj se strukturat e shërbimit në Kosovë i kanë mundësitë që gjatë kësaj kohe të godasin krimin e organizuar në veri të Kosovës. Kushdo qofshin këto struktura, serbe, shqiptare apo shqiptaro-serbe, ato duhen goditur ashpër. Reagimi i të dielës së kaluar nuk ishte thjesht punë e disa serbëve të ndershëm, të cilët vërtetë kanë frikë nga dokumentet ose target. Jo ishte organizim i përsosur i krimit të organizuar në bashkërendim me qeverinë, institucionet dhe presidentin serb. Vuçiq madje mori në mbrojtje kreun e organizatës kriminale në veri, të kërkuar nga drejtësia për krime vrasjesh e kontrabande.

Duhet kuptuar se vetë serbët e veriut janë lodhur me taktikat e palogjikë të këtyre kriminelëve serbë të udhëzuar nga Beogradi. Prandaj është mirë të veprohet me kujdes me qytetarët dhe të angazhohen strukturat e policisë dhe shërbimeve të tjera të sigurisë për të goditur gjatë kësaj kohe krerët e krimit serb në Kosovë. Duhen ndjekur këmba-këmbas ata. Nuk duhet të lihen të qetë asnjë minutë. Mundësisht duhen arrestuar me çdo kusht. Është koha kur serioziteti i këtyre strukturave shtetërore e të sigurisë të dëshmohet në maksimum”, nënvizoi Bytyçi.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe paraqitjen e shefit të Shtabt të Përgjithshëm të Serbisë në kufirin e Kosovës, ku konsideroi se kryeministri duhet ta përdor këtë fakt kundër Vuçiqit.

“Një shtatori është pas 18 gushtit. Më 18 gusht në Bruksel do të takohen Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti. Kurti ka marrë mbështetjen ndërkombëtare për vendosjen e masave reciproke për target dhe dokumentet dhe nuk ka asnjë arsye pse të bëjë ndonjë hap prapa. Vuçiq është ai që është vënë në shënjestër dhe paralajmëruar edhe nga gjeneralët e NATO-s për të mos kërcënuar sigurinë e Kosovës. Megjithatë dje në repartet ushtarake serbe në kufi me Kosovën ka bërë një shou inspektimi vetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë. Kjo dëshmon se loja serbe është lojë e Moskës dhe e Vladimir Putin. Këtë fakt duhet ta shfrytëzojë fort Albin Kurti për ta vënë para [përgjegjësisë presidentin e Serbisë më 18 gusht. Pyetja që shtrohet është: Me kë është Vuçiq, me Perëndimin dhe BE-në, apo me Rusinë dhe Vladimir Putin?! Kjo pyetje kërkon përgjigje dhe në vartësi të përgjigjes duhet mbajtur qëndrimi ndaj tij”, përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat