Goditja fatale e Escobarit!

Politika

Goditja fatale e Escobarit!

Nga: N. Sh. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 19:27
Gabriel Escobar

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, profesor dr. Binak Maxharraj i cili jeton dhe vepron në Amerikë, thotë se, pas përfundimit të luftës heroike të UÇK-së me ndihmen Amerikës dhe shteteve tjera të përfaqësuara në Aleancën e NATO-së, e cila në vitin 1999 kulmoi me çlirimin dhe lirinë e Kosovës dhe dëbimin e fashizmit serb nga Kosova njëherë e përgjithëmonë.

Ai thotë se, pas çlirimit të Kosovës nga hordhitë serbe, Kosova përjetoi edhe dy data të rëndësishme historike, siç ishte shpallja e pavarësisë me 17 shkurt 2008 dhe kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) shpalli verdiktin se Pavarësia e Kosovës është në pajtim më të drejtën ndërkombëtare, më ç’rast iu dha goditje fatale të gjitha shteteve që kundërshtonin Pvarësinë e Kosovës e sidomos Serbisë, Rusisë dhe Kinës.

Sipas tij, kjo ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës në rrugën e saj të pavarësisë dhe sovranitetit.

Por askush nuk do të paramendonte në atë kohë se pos tentimit të armiqve tonë si Serbia dhe Rusia për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës dikush nga brenda do të tentonte të cenoj sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Dhe pati të tillë, ata dolën haptas dhe  tentuan ta godasin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Liderët tanë të atëhershëm të dalë nga lufta si çlirimtarë, në vend se të luftonin për ndërtimin e shtetit ata sikur më shumë iu versulën shtetit duke e vjedhë e plaçkitë. Por aq më keq askush nuk do ta paramendonte së këta liderë të dalë nga lufta do të tentonin që ta cenojnë edhe sovranitetin e Kosovës duke i ndihmuar në këtë menyrë armiqve tanë që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës e sidomos Serbisë por që ishte edhe atakt në Verdiktin e Gjykatës nderkombëtare”, thotë Maxharraj.

Ai pyet se kush do të kishte paramenduar se këta liderë tanë të luftës, që e morën pushtetin pas luftës do të pajtoheshim me një Rezolutë të Asamblesë se OKB-se e sjellë me insistimin e Serbisë, Rusisë dhe Kinës të sjellur me 10 shtator 2010 në të cilën thuhet se duhej të bisedohej për “çështjet jetike të serbëve” në Kosovë.

“Pranimi i asaj siç thuhet “të bisedojnë për çështjet jetike të serbeve” ishte një thikë pas shpine në Verdiktin e Gjykatës Nderkombëtare të Drejtesisë (GJND), sepse më këtë rast më pastaj edhe zyrtarisht Kosova e pranoi dialogun famoz të bisedojë me Serbinë gjoja “për çështjet e brendshme të serbëve”. Dhe Kosova e hangri karremin e hapi dialogun me Serbinë, por Serbia nuk ishte e interesuar që të bisedoj për çështjet e brendshme të serbëve por ajo kërkonte diçka më shumë. Kështu, pa kurrfarë kundërshtimesh nga ana e liderëve tanë në dialog u hapë edhe çeshtja e sovranitetit të Kosovës, copëtimit të saj, lëvizja dhe korrigjimi i kufijve çfarë binte ndesh me Verdiktin e GJND, e cila i pranonte kufijtë ekzistencial të Kosovës. Lidhur me këtë tentative u bën skica dhe harta nga kreret serbë, së bashku me ata të Kosovës dhe të Shqipërisë për mundësinë e ndarjes së Kosovës, korrigjimin e kufijve të saj, bile çeshtjën e ndarjës dhe korigjimit e përcollën edhe deri te Administrata Trump, ku ish-ambasadori, tash rrugaq në Amerikë, gati se nuk e ndau Kosovën, kjo do të ndodhte  po të  mos kishte ndodhë ai aksidenti i “qellimshëm” me avionin që po udhëtonte drejtë Amerikës me 27 qershor 2020, ku gjendeshin në të edhe liderët tanë”, pohon Maxharraj.

Dhe kështu, sipas tij, Kosova dhe Serbia me gabimin fatal të lidrëve tanë u lëshun në dialog, në një dialog të pa fund i cili po zgjatë që 12 vite, por gjatë së cilit edhe bënë disa marrëveshje të rrezikshme për Kosovën, e njëra ndër to është edhe Marrëveshja fatale për Asociacionin një etnik serb të nëshkruar në vitin 2013 nga Thaçi dhe 2015 nga Mustafa.

“Dhe ujku siç thuhet gjithmonë kërkon mjegull. Dhe këtë mjegull duke e patur parasysh luftën e fashizmit rus ndaj Ukrainës, situatën e acaruar në Serbi të nacional-shovenizmit serb në krye më Vuqiçin dhe bashkëpunimin e tij me kriminelët e sojit të tij Radojçiq dhe Rakiq që dikur legalisht edhe bashkëpuninin me liderët e Kosovës, e tani ilegalisht po veprojnë në Veri të Kosovës për të tensionuar situatën, por edhe për shkak të krizës më të re midis Kinës dhe Amerikës të krijuar rreth Tajvanit kur kryetarja e Kongresit amerikan e vizitoi Tajvanin. Të gjitha këto mjegulla këto ditë i shfrytezoi me mjeshtri shefi i diplomacies së BE-së, Josep Borell, që në këto situate krize kërkoi nga Kosova që të implementojë marrëveshjën për Asociaciacinin një etnik serb dhe Vendimin e Kushtetutës për Manastirin e Deçanit. Dhe një kërkesë e tillë në këto çaste krize e bënë njeriu i cili me këmbë e kokë është proserbë, sepse ky fodul diplomati që shteti i tij Spanja nuk e njeh Kosovën, para dy tre ditësh kërkojë nga Kosova se, BE-ja vazhdimisht u ka përkujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë më shpejtësi dhe në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësin e tokës (pronësi prej 24 hektaresh pronë shoqërore atëherë, që Millosheviqi ia kishte dhënë me dhunë Manastirit te Deçanit) që më vonë edhe më insistimin e liderëve tanë të asaj kohe e aprovoi edhe Gjykata Kushtetuese, në vend që këtë të refuzonte”, shton ai.

Profesori pohon se, Borell po insiston në Marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionit një etnik serb (me kompetenca ekzekutive).

Sipas tij, pasiqe kjo marrëveshje është ratifikuar edhe nga Parlamenti i Kosovës ajo e ka si detyrim të saj që të zbatojë bile pa vonësë, duke harruar që ky horror pro serb se këtë Marrëveshje e kishte nxjerrë të paligjshme në 23 nenet e saj si antikushtetuese dhe si e tillë bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe si e tillë nuk mund të zbatohet e as të implementohet.

"Kjo është fytyra e vërtetë e këtij fodulli proserb, por edhe e BE-së e cila për të gjitha 12 vite dialog të humbur me Serbinë i del në mbrojtje Serbisë e jo Kosovës, sikur Serbia të ishte viktimë e jo agresore. Në deklaratatë e Joe Borellit pati kundërshtime të fuqishme se një Asociacion një etnik serb i llojit të Isa Mustafës nuk mund të fuqizohet anipse me detyrim e ka ratifikuar edhe Parlamenti i Kosovës, por që Gjykata Kushtetuese e nxori të pa vlerë. Kundërshtimin me të madh e bëri qeveria e re në krye me Albin Kurtin i cili tha se nuk mund të këtë Asociacion një etnik e as me kompetenca ekzekutive. Por, ky asociacion është kritikuar ashpër edhe nga shoqëria civile, individë opinionistë, analistë pos aty proserb”, thekson ai.

Ai shton se, deklarimeve të Borellit rreth Asociacionit një etnik serb më fuqishëm i goditi këto ditë i derguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin perëndimor Gabriel Escobar i cili opinionit ia përcolli edhe qëndrimin e SHBA-ve ku thuhet se ”Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e shtetit të Kosovës, dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”.

“Escobar më tutje vazhdoi duke thane se çështja e Kosovës nuk është çeshtje e hapur, ajo është mbyllë njëherë e përgjithmonë me 1999. Se aspiratat e SHBA-ve për Kosovën janë po ato që janë të popullit të saj, të jetë e njohur nga të gjitha vendet e BE, të këtë liberalizimin e vizave, të jetë e pranuar në organizatat nderkombëtare,etj. Ky ishte qeëndrimi më i forteë i SHBA-ve se asgjë nuk e përkrah çfarë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe aspiratat e popullit të saj, dhe si të tillë siç thuhet “shkurt e shqip” ua bëri me dije të gjithë Borrellëve, të gjithë Grenellëve, të gjithë liderëve shqiptarë pro serb që edhe sot e kësaj dite aludojnë në ndarjen e Kosovës, të gjithë çetnikëve të Serbisë si dhe atyre në Shqipëri që e përkrahin Serbinë për mes të një far ”Ballkani të Hapur” janë dhe do jenë  të dështuar, sepse  sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i shenjët dhe se askush nuk ka të drejtë ta cenoj qoftë kjo edhe përmës të ndonjë forme të rafinuar e të kamufluar të Asociacionit të tipit të Isa Mustafës, apo edhe te tipit të Edi Dreq-Kërstaq Ramës përmesë të ndonjë “Ballkani të Hapur””, thotë ai.

Profesori pohon se, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ua bëri me dije krerëve të Kosovës se Asociacioni duhet të ndodhë, por ai duhet të bëhet sipas modeleve të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgimin e tyre kulturore, gjuhën e tyre pa shkelur në kornizën kushtetuese të Kosovës.

“Ky është qëndrimi parimor, zyrtar i SHBA-së që Kosova duhet të heq dorë nga Asociacioni një etnik sipas modelit të Isa Mustafës ku “shihet një shtet në shtet” dhe i cili ishte antikushtetues dhe t’i qaset krijimit, bërjës së statutit për Asociacionit jo një etnik, por duke përfshirë edhe etnitë tjera brenda këtij Asociacioni më të vetmin qeëllim të përfshirjës seë interesave kolektive të komunave me shumicë serbe, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë, kjo do të thotë se statusi duhet të jetë i njëjtë mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës dhe në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës në kye me Albin Kurtin duhet menjëherë pa hetizim t’i qaset formimit të statutit të Asociacionit sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, ashtu siç rekomandojnë edhe SHBA-të që haptas këto ditë i shfaqi i dërguari i posaçëm i SHBA-ve Gabriel Escobar”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat