“Lamtumirë tradhtarë”/ Halil Geci: Joe Bideni i dha fund Zajednicës!

Politika

“Lamtumirë tradhtarë”/ Halil Geci: Joe Bideni i dha fund Zajednicës!

Nga: N. Sh. Më: 10 gusht 2022 Në ora: 15:48
Halil Geci

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tradhtarëve të Kosovës, ua ndali formimin e Zajednicës, dhe sot Kosova është në një pozitë më të favorshmve për t’i kaluar krizat e shpërbërjes së atheut nga ndarja she Zajednica.

Kështu është shprehur veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i cili shton se sot, siç i quan ai, tradhtarëve të atdheut së bashku me Serbinë po kërkojnë të zbatohet projekti i tyre për ndarjen e Kosovës.

“Gjithmonë shqiptarët kanë psuar humbje në njerëz dhe territore  me mbështetjen ruso-evropiane, kan vrarë miliona e miliona shqiptarë me gjenocid të pa parë, pos vrasjeve makabre Serbia i ka shpërngulur  miliona tjerë nga vatrat e tona, ku kufiri ishte te Danubi e jo te molla e kuqe! Fatkeqësisht Serbia dhe Turqia gjithmonë kanë gjetur vasal brenda shqiptarëve për t’i ndihmuar luftrat e tyre në dëm të shqiptarëve”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, pushtuesit gjetën aq shumë begler, çausha, e bimbashi që u bërë krah i tyre.

“Sikur të luftonin në aneën e atdheut, siç luftoi Gjergj Kastrioti, nuk do ishim këtu ku jemi, me territore të t’kurrura, të vrarë, të shitur dhe të koritur. Lufta e dytë botërore i bashkoj hoxhallarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ata të llojit të Fadil Hoxhës, Ali Shukris, Karavodëve..., e së voni edhe Isa Mutafave e Rrahman Morinave, që nuk ju bashkëngjitën Shaban Polluzhës dhe Anglo-Amerikanëve, por u shiten te Rusia, dhe dëmtuan përpjekjet e më hershme të Lidhjes së Prizrenit dhe të konferencës të Bujanit dhe përpjekjeve të vazhdushme të shqiptarëve për çlirim”, thekson ai.

Geci pohon se, edhe sot në emer të UÇK-së dhe Lirisë kanë mbijetuar edhe po mbijetojnë në politikë disa të ashtuqujtur çlirimtarë, që banin gara kush po vret më shumë atdhetarë shqiptarë të Ibrahim Rugovës..!?

“Të tillët thonin, ne ua kemi sjellur lirinë, e ne ju sundojmë, ju rrahim, dhe ju vrasim, ju vjedhim, ju jeni pacifistët e Ibrahim Rugovës heshtni se ju vrasim të gjithëve. Kështu thonin, dhe kështu bënë disa nga të ashtuquajturit  çlirimtarë, e që lidhje me politikë nuk kanë. Të tillët janë profesionalizuar me hajni dhe krime duke mbushur xhepat me miliona e miliona euro pa ju interesuar fare ekonomia dhe mirëqenia qytetare, qëllimi i tyre ishte i zgjuar, dhe prefid, se me politikë vinë milonat ma lehtë, kushdoqoftë që ju dilte para në politikë i vrisnin ngase e kishin kuptuar se po e kapen politikën parat janë të gatshme, dhe ashtu ndodhi. Serbia disa i bleu me para, disa përmes shërbimeve të njohura i prangosi me krimet e tyre dhe ua kushtëzoi, apo bëni çfarë po them unë, a po ju futi në burg, këta mjerana ku sot po vuajnë denimët në Hagë fal krimeve të tyre që vet i kanë bërë, për të cilat janë përcjellur përmes telefonave satelitor të ardhur enkas nga shërbimi Francez, ku sot po vuajn në birucat e dikurshme të oficerëve nazist për vrasjet e shqiptarëve me porosi, nga kush e dinë ata që sot janë në Hagë”, shprehet Geci.

Geci pretendon se, kjo ekipë e Hagës dhe disave që janë në liri, janë e njëjta moster e Ali Shukris, Fadil Hoxhës, Rrahman Morinës, Isa Mustafave dhe atyre që e kanë sjellur Kosovën deri te zhbërja.

“A e kanë kuptuar ndërkombëtarët se Vuçiqi në pushtet ka mbijetua falë mashtrimeve dhe rrenave që ua ka bërë elektoratit Serbisë, si dhe mashtrimet e t’i që ua ka bërë ndërkombëtarvëe, duke manipuluar si manipulator ordiner për dekada para ndërkombëtarëve si i vetmi politikan pro perëndimor, duke kërkuar mbështetjen e perëndimit, por edhe të votusit serbë. Me luftën e Ukrainës u pa haptazi se Vuçiq dhe Serbia ishte në anën e fuqishme Ruse”, shton ai.

Geci tutje shprehet se, nëse politika në Kosovë, di me shfrytëzu këtë situatë, atëherë Kosova ka mbetur më e besueshmja e perëndimit.

“Si duket, me ndihmen e Joe Biden dhe Amerikës mori fund  Zajednica dhe projekti i ndarjës. Vuçiq para elektoratit serbë kerkonte votën duke iu thënë nëse doni t’ua kthej Kosovën dua mbeshtetjen tuaj. Me ndërkomëbtarët vepronte ndryshe Vuçiqi dhe nga ta kërkonte mbështetjen e tyre duke manipuluar se nëse nuk me perkrahni si properëndimor, shtetin do e marrin radikalët e Sheshelit”, potencon ai.

Ai thotë se, ndihmën e madhe Vuçiqit ia kanë dhënë edhe disa shtete evropiane, si Franca e cila e negocioi fusnotën, e këtë fusnotë sipas Gecit, tradhtarët negociator e quajshin si fluskë bore.

“Franca gjithashtu e ndihmoi ndarjën e Mitrovicës me oficerët e Kforit francez. Sot jemi më optimist se dje, ngase mbështetja nga Amerika dhe kundërshtimi i Zajednicës me kompetenca ekzekutive si duket mori fund. Lamtumirë tradhtarë, Zoti ua marroftë në dy dynjatë…!”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat