Zbulohet kërkesa që Stoltenberg do të kërkoj nga Kurti dhe Vuçiq – profesori tregon skenarin e dialogut!

Politika

Zbulohet kërkesa që Stoltenberg do të kërkoj nga Kurti dhe Vuçiq – profesori tregon skenarin e dialogut!

Nga: M.H. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 22:28
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Nuk na ndan shumë data kur do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë për procesin e dialogut.

Data 18 korrik është dita kur dy vendet do të përballen përsëri me njëra-tjetrën.

Nga ana tjetër, para se të ndodh takimi mes dy vendeve, kryeministri Albin Kurti do të takohet me sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se në këtë takim do të diskutohet vetëm për siguri publike.

Image
Muhamet Kelmendi

NATO nuk është subjekt politik, por ushtarak. Nga natyra e punës ka përgjegjësi për rendin dhe sigurinë. Në Kosovë është KFOR i organizuar nga NATO. Këtej është e implikuar NATO edhe në çështjen e ruajtjes së paqes dhe të sigurisë në Kosovë dhe në Serbi, edhe gjerë, në Ballkan. Në takimin e Brukselit midis z.Stoltenberg, sekretarit të NATO-se dhe neoshovenistit Vuçiq dhe të Kryeministrit Kurti, diskutohet vetëm siguria publike”, u shpreh ai.

Më tej, profesori shton që nga të dy shtetet do të kërkohet që të iket nga gjuha e luftës dhe të kthehen në dialogim

Z.Stoltenberg do të kërkoi nga dy shtetet, nga Kosova dhe nga Serbia, të kujdesen për paqen dhe sigurinë. Edhe çështjes ushtarake e shtetit serb, duke kërcënuar veriun e Kosovës me armë, diskutohet. Nga të dytë do të kërkohet që të iket nga gjuha e luftës dhe të kthehen në dialogim. Nuk është çështja e dialogut Kosovë – Serbi çështje e NATO-s. Dialogu mbetët nën udhëheqjen e UE dhe të grupeve të krijuara nga Bashkësia Evropiane për dialog. Sa do të ketë sukses dialogu varet kryesisht nga shteti serb”, thotë profesori.

Në fund, ai thekson që pa njohje reciproke të pavarësisë dhe të shtetit nuk ka zgjidhje të cështjes.

Pa njohje reciproke të pavarësisë dhe të shtetit nuk ka zgjidhje të cështjes. Njohja reciproke e hapë rrugën për zgjidhjen e cështjeve tjera shumë të ndjeshme për shqiptarët dhe Kosovën. Këtu duhet përmendur gjetjen e të zhdukurëve, dëmshpërblimin, përgjegjësinë penale dhe çështjet tjera me interes. Këtej Kosova duhet të futë në veprim reciprocitetin me shtetin serb. Në çdo fushë kërkohet në marrëdhënie bilaterale reciprociteti. Kryesisht kjo vlenë në çështjen nacionale. Minoriteti serb në Kosovë dhe shqiptarët e Kosovës Lindore, të Luginës, kërkohen të barazohen në status dhe në liri dhe në të drejta. Me shtetin serb vetëm mbi bazën e reciprocitetit duhet të dialogoht. Asgjë jashtë kësaj”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat