Eksperti i sigurisë flet për situatën në vend – ka këtë mesazh për institucionet e sigurisë!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për situatën në vend – ka këtë mesazh për institucionet e sigurisë!

Nga: M.H. Më: 15 gusht 2022 Në ora: 12:04
Njësia Speciale e Kosovës

Situata në vend po vazhdon të jetë e tensionuar, duke përfshirë këtu ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Nuk ka shumë kohë që Kosova u përballë me provokimet e radhës të Serbisë, kjo për shkak të mospajtimit për fillimin e zbatimin e reciprocitetit.

E në lidhje me këto ngjarje dhe veprimet që institucionet e vendit duhet të ndërmarrin, ka folur në një për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai u shpreh se institucionet e sigurisë kanë marrë gjitha veprimet që mund t’i marrin në arritjen e objektivave të tyre që është garantimi dhe mbrojtja e sovranitetit të Kosovës mirëpo thekson që pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar për çështjet e vendit.

Institucionet e sigurisë kanë marrë gjitha veprimet që mund t’i marrin në arritjen e objektivave të tyre që është garantimi dhe mbrojtja e sovranitetit të Kosovës në çdo dimension të mundëshem.

Por mesazhi im do duhet të drejtohet nivelit politik në Kosovë (pozitë dhe opozitë ) që kur është në pyetje Kosova nuk duhet të këtë ndarje të mendimeve që mund të reflektojnë në veprime me pasoja për sigurinë e vendit”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti thote që niveli qeveritar duhet që të inkuperojë në kuadër të sigurisë si koncept edhe ekspert të ndryshem të fushes në fjale duke i lidhur ata më Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Niveli qeveritar duhet që të inkuperojë në kuadër të sigurisë si koncept edhe ekspert të ndryshem të fushes në fjale duke i lidhur ata më Këshillin e Sigurisë Kombëtare si organe në të cilin ekspertizat dhe opinionet mund të kontribonin në hartimin e veprimeve konkrete ku organet e sigurisë do ti zbatonin ato në të mirë të sigurisë nacionale të vendit e jo siç është tani fakti që ekspertet kanë mbetur jashtë orbites qeveritare si pasoje e pengesave që bazohen në “mos”bindje politik”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat