Kelmendi: Paqja dhe siguria në Kosovë sigurohen me forcimin ekonomik dhe ushtarak

Politika

Kelmendi: Paqja dhe siguria në Kosovë sigurohen me forcimin ekonomik dhe ushtarak

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2022 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Më 18 gusht do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa Ramush Haradinaj ka thënë se këto bisedime do të mbahen për siç e quan ai për të arritur "marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë".

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se thelbësore është siguria në Kosovë. Sipas tij, për të pasur një gjithë duhet pasur edhe disa çështje të cilat e bëjnë sigurinë e Kosovës.

Vet-nënkuptohet se siguria e Kosovës është çështje vitale dhe me interes të theksuar. Republika nuk ka të ardhme nëse në fakt nuk ka siguri shtetërore. Në kuadër të kësaj jane disa çështje që e bëjnë sigurinë e Kosovës.

1. Ndërtimi dhe funksionimi i FSK-së si ushtri e aftë për mbrojtje të vendit.

2. Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në UE.

 3. Zhvillimi ekonomik i vendit.

4. Raportet e mira me fqinjët etj.

Nëse këto janë të plotësuara Republika e ka të garantuar pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit”, thotë ai.

Tutje, shton se Kosova ka zhvillim të vogël ekonomik, duke përmendur traktatin e paqes.

“Ndërsa, kur vendi është keq, ka zhvillim të vogël ekonomik. E ka një ushtri të vogël dhe të paaftë për të dirigjuar pavarësinë. Shoqëria nuk ka vitalitet dhe masat ikin. Këtu i duhen Republikës veprime tjera, si p.sh."traktati i paqes" ose "marrëveshja për mos-sulmim me Serbinë" etj. Duket se Kosova ka frikë nga Serbia dhe sulmet saj mbi Republikën. Këtej kërkohen marrëveshje aspak të suksesshme dhe vendi rrezikohet. Republika e Kosovës i ka tëra prorogativat e zhvillimit dhe të forcimit ushtarko-ekonomik. Me këtë e siguron Republika të ardhmen dhe rruga drejtë NATO-së e UE është shumë e qartë dhe pa vështirësi. Këtu duhet punuar pa u lodhur dhe ekonominë e sistemin e mbrojtjes të forcojmë. Kështu garantohet e ardhmja”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat