Kërkohet strategji e investimeve në fushën e sigurisë – ky është mesazhi!

Politika

Kërkohet strategji e investimeve në fushën e sigurisë – ky është mesazhi!

Nga: M.H. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 13:53
Njësia Speciale e Kosovës

Tensione të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë, kjo sepse Serbia nuk po arrinë të pranoj që Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe demokratik.

Nuk na ndajnë edhe shumë nga takimi i 18 gushtit, mirëpo pritshmëritë nuk janë të mëdha.

Ndërsa për sigurinë e vendit dhe masat që duhet të merrin institucionet e sigurisë, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai u shpreh se Qeveria , Kuvendi dhe Presidenca duhet që sa më parë të ndryshojnë strategjinë e investimeve në fushen e sigurisë dhe mbrojtjes.

Qeveria , Kuvendi dhe Presidenca duhet që sa më parë të ndryshojnë strategjinë e investimeve në fushen e sigurisë dhe mbrojtjes duke hartuar edhe ligjin për investime të veçanta dhe kontributeve që mund të arrihet përmes vijes institucionale buxhetor e jo siç është tani përmës fondit për siguri”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti thekson që në këtë nisëm të angazhohen të gjithë akterët politik edhe opozitar dhe kështu të arrihet që të mbulohet por mbi gjitha të mos ndalet ky investimë.

Në këtë nisëm të angazhohen të gjithë akterët politik edhe opozitar dhe kështu të arrihet që të mbulohet por mbi gjitha të mos ndalet ky investimë dhe kjo rrugë e cila garanton qëndrushmërinë e shtetit karshi zhvillimeve politike që mund të ndodhin”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat