Aleksandër Vuçiq mund të merr ‘goditje’ të fuqishme nga SHBA-ja dhe BE-ja

Politika

Aleksandër Vuçiq mund të merr ‘goditje’ të fuqishme nga SHBA-ja dhe BE-ja

Nga: N. Sh. Më: 21 shtator 2022 Në ora: 23:03
Aleksandar Vuçiq

Tashmë në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më nuk po flitet për çështje teknike sikurse në të kaluarën, por për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse, e që për qëllim ka edhe njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Mirëpo, Serbia e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiqi, i cili është piun i Vladimir Putinit, ka e bërë më të vështirë që kjo marrëveshje të arrihet në mandatin e tij.

Megjithatë, trysnia ndërkombëtare, mund t’ia ul kokën Vuçiqit, dhe ta bëjë që të ndryshojë qëndirmin e tij karshi Kosovës.

Tashmë dihet qartë se Vuçiqi është përkrahës i madh i Rusisë, ku edhe doli kundër BE-së dhe SHBA-së në lidhje me sanksionet kundër kryekriminelit Vladimir Putin, pas luftës që po zhvillon në Ukrainë.

Megjithatë, Serbia me pak sanksione të BE-së dhe ShBA-së, do ta ulte kokën dhe do të pranonte çkado që do t'i servohej në tavolinë.

Për këtë çështje, ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, ai mund të izolohet nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Sipas tij, është e mundshme të ndodh kjo, por ai shton se ka mundësi që mund të jetë edhe një marrëveshje top sekret, e fshehur në tavolinën e Brukselit, nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

“Duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese, mbajtja peng e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe kushtëzimet e njëpasnjëshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, BE-së në veçanti, shihet ashiqare që është e ndërlidhur drejtpërdrejtë me dialogun Kosovë-Serbi, dhe e ndikuar skajshmërisht nga kjo e fundit”, thotë ai.

Sipas tij, këtë të vërtetë nuk e kanë thënë liderët paraprakë shtetërorë, dhe nuk po e thonë as këta aktualë, sepse ende në lojë është mundësia e bisedimeve dhe mundësia e njohjeve reciproke mes këtyre dy shteteve.

“Prandaj edhe kjo është një lojë e kurdisur, por kjo është loja e fundit që po e bafason lidershipin në pushtet, ngjashëm me "Kalin e Trojës"”, pohon ai.

Ai pohon se, situata e tanishme që po ndodh me luftën e Rusisë në Ukrainë, dhe përkrahja e Serbisë për Rusinë, mund të ketë një hap tjetër nga BE-ja dhe ShBA-ja.

“Tani bota demokratike është e bashkuar dhe i ka edhe tjerat kombinime si zgjidhje të çështjes së pavarësisë së Kosovës, e sidomos hapjes së dyerve drejt BE-së për Kosovën, dhe nëse Serbia ende do të hezitojë për njohjen e Kosovës, atëherë ShBA, me shtetet demokratike, do t’i deyrojnë pesë shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta njohin atë, dhe Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave si dhe anëtarësimin në BE, kurse Serbia do të ballafaqohet me këtë kusht”, thotë Tërnava.

Ai shton se, Serbia do të duhet të vendosë për vendimin e saj për ta njohur pavarësinë e Kosovës, dhe nëse nuk e ndërmerr atë vendim, ajo do të mbetet edhe ashtu e vetmuar në Evropë, duke e përkrahur Rusinë.

“Prandaj krejt kjo situatë që po mbetet e heshtur, tanimë është koha që, në të ardhmen jo të largët të zgjidhet, dhe të sqarohet, të merret vendim i qartë nese don që edhe Serbia t’i bashkëngjitet BE-së pa pengesa, sepse në të kundërtën edhe ardhmëria e Serbisë do të komplikohet, dhe ajo do të izolohet nga shtetet e tëra të BE-së”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat